Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

6 qytete me rrezik klimatik shumë të lartë, përshtatja urbane kërkon 2.7 mld dollarë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
6 qytete me rrezik klimatik shumë të lartë, përshtatja urbane kërkon 2.7 mld dollarë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri, Shkodra dhe Elbasani vlerësohen me rrezik klimatik të ardhshëm “shumë të lartë”, ndërsa ekspozimi nuk kufizohet vetëm te banesat, por përfshin edhe shërbimet sociale, aktivitetin prodhues dhe rrjetet e furnizimit. Vlerësimi është pjesë e Kontributit të ri Kombëtar të Përcaktuar të Shqipërisë për klimën, i miratuar nga qeveria në fund të gushtit.

Dokumenti vlerëson se rreziku do të rritet në të katër zonat klimatike urbane të vendit. Gjashtë qytetet më të populluara dhe brezi bregdetar, ku është përqendruar një pjesë e madhe e zhvillimit urban, futen në kategorinë e rrezikut të ardhshëm “shumë të lartë”. Për qytetet e tjera, rreziku vlerësohet “i lartë” në skenarin më të favorshëm dhe “shumë i lartë” në skenarin më negativ.

Ndryshimi bëhet edhe më i dukshëm kur vlerësohen pjesë të veçanta të jetës urbane. Aktualisht, rreziku për sektorin rezidencial dhe social klasifikohet “i lartë”, ndërsa për prodhimin dhe rrjetet e furnizimit “i ulët”. Në të ardhmen, të katër këta nënsektorë projektohen të kalojnë në kategorinë “shumë të lartë”, si në skenarin më të mirë, ashtu edhe në atë më të keq.

Në terma praktikë, kjo nënkupton rrezik më të madh për banesat dhe popullsinë nga temperaturat ekstreme dhe përmbytjet, por edhe presion mbi shërbimet, aktivitetin ekonomik dhe infrastrukturën që furnizon qytetet. Dokumenti veçon rritjen e temperaturave dhe valët e të nxehtit si një nga arsyet kryesore të rritjes së rrezikut urban. Në qytete, temperaturat e larta përforcohen nga i ashtuquajturi efekt i “ishullit të nxehtësisë”, ndërsa përqendrimi i zhvillimit në bregdet shton ekspozimin ndaj rreziqeve klimatike.

Më të ekspozuar konsiderohen edhe banorët e lagjeve të margjinalizuara, veçanërisht ata që jetojnë pranë shtretërve të lumenjve dhe në zonat bregdetare. Sipas dokumentit, këto komunitete janë më të rrezikuara nga valët e të nxehtit dhe reshjet e dendura, ndërsa ndikimi mund të rëndohet nga të ardhurat e ulëta, mosha, gjendja shëndetësore ose vendndodhja.

Përballimi i këtij rreziku ka edhe një faturë të konsiderueshme. Plani i përshtatjes për periudhën 2026–2036 parashikon 9 masa për zhvillimin urban me kosto rreth 2.72 miliardë USD. Ky është zëri më i madh mes sektorëve të veçantë të përshtatjes, përpara pylltarisë dhe kullotave me rreth 2.13 miliardë USD, transportit me rreth 2.04 miliardë dhe energjisë me 1.96 miliardë USD.

Masat e parashikuara për zonat e ekspozuara ndaj përmbytjeve përfshijnë funksionimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm, informimin e komuniteteve, planet bashkiake të evakuimit dhe ndërhyrjet për restaurimin e shtretërve të lumenjve dhe fushave aluvionale. Në nivel kombëtar parashikohet gjithashtu një sistem paralajmërimi për disa lloje rreziku njëkohësisht, përfshirë përmbytjet, thatësirat, stuhitë, valët e të nxehtit, rrëshqitjet e dheut dhe zjarret në pyje.

Në vlerësimin e përgjithshëm të qeverisë, zhvillimi urban, bujqësia dhe turizmi janë tre sektorët më të rrezikuar nga ndryshimet klimatike në Shqipëri. Për qytetet, sfida lidhet jo vetëm me temperaturat dhe reshjet ekstreme, por edhe me faktin se popullsia dhe aktiviteti ekonomik po përqendrohen gjithnjë e më shumë në zonat urbane dhe bregdetare./ekofin.al

Previous Post

Drejtonin rrjetin e kokainës nëpërmjet WhatsApp-it, dënohen me burg anëtarët e një familjeje shqiptare në Angli

Next Post

Nga Mercedes e Volkswagen te BYD, si po ndryshon makina që zgjedhin shqiptarët

Next Post
Nga Mercedes e Volkswagen te BYD, si po ndryshon makina që zgjedhin shqiptarët

Nga Mercedes e Volkswagen te BYD, si po ndryshon makina që zgjedhin shqiptarët

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al