Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

5 shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
5 shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të premten (5 shtator), shënohet Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, misionares trupvogël me zemër të madhe, që u bë simbol i bamirësisë, vetëmohimit dhe shërbimit ndaj të pamundurve.

Më 5 shtator 2016, Nënë Tereza fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore nga papa Françesku duke njohur dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes më 1997.

Papa Françesku e shkroi emrin e Shën Terezës së Kalkutës, murgeshës shqiptare të bamirësisë, në Kalendarin e Përgjithshëm Romak, i cili rregullon përkujtimet dhe kremtimet e vitit liturgjik.

Ati i Shenjtë mori parasysh kërkesat e dëshirat e shumë ipeshkvinjve, meshtarëve, rregulltarëve dhe besimtarëve, që e kremtojnë shenjten më 5 shtator, dita e vdekjes së saj më 1997. Kjo mbetet edhe dita e përkujtimit liturgjik fakultativ, vendosur nga Papa.

Murgesha ‘u lumturua’ në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua 30-vjeçare në Kalkuta tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Në ligjin “Për festat zyrtare” në Shqipëri u zëvendësua festa zyrtare e datës 19 shtator që është Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, me datën 5 shtator, që është Dita e Shenjtërimit të saj.

Ndërsa në kalendarin e Kombeve të Bashkuara, 5 shtatori përkon me Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, e shpallur si e tillë prej Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në nder të Nënë Terezës.

Misionarja shqiptare që iu përkushtua ndihmës ndaj të varfërve, pati një ndikimi të fuqishëm mbi miliona besimtarë në gjithë botën. E lindur më 26 gusht 1910, në Shkup, Nënë Tereza filloi misionin e saj në Kalkutë në vitin 1929. Pasi u largua nga Motrat e Loretos, në vitin 1950, themeloi Kongregatën e Misionareve të Dashurisë, e cila sot ka mbi gjashtë mijë murgesha aktive në 130 vende të botës, duke filluar nga më të varfrit dhe më të pazhvilluarit.

Në vitin 1979, murgeshës shqiptare iu dha Çmimi Nobel për Paqen dhe ajo kërkoi që shuma t’u dhurohej të varfërve.

Nënë Tereza vizitoi edhe Shqipërinë pas rënies së komunizmit, duke hapur shtëpitë e motrave të saj, që i shërbejnë edhe sot popullit, por sidomos i mësojnë, me shembullin e tyre, dhembshurinë e mëshirën me të cilën duhet të kujdeset për nevojtarët.

Nënë Tereza u nda nga jeta më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare.

Previous Post

Shqiptarët 5 orë punë më shumë në javë se europianët/ Administrata, një nga sektorët ku punohet më pak

Next Post

FOTO/ Ky ishte i riu që u ekzekutua me a*më zjarri në Shkodër

Next Post
FOTO/ Ky ishte i riu që u ekzekutua me a*më zjarri në Shkodër

FOTO/ Ky ishte i riu që u ekzekutua me a*më zjarri në Shkodër

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Media spanjolle rikthen në vëmendje vdekjen e Saimir Sulës: Familja kërkon zbardhjen e misterit

Media spanjolle rikthen në vëmendje vdekjen e Saimir Sulës: Familja kërkon zbardhjen e misterit

October 31, 2026
I vihet zjarri autobotit me molotov

I vihet zjarri autobotit me molotov

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al