Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

48% e votuesve jetojnë jashtë; Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të pensionistëve

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
48% e votuesve jetojnë jashtë; Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të pensionistëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gati gjysma e elektoratit (47,7 %) figuron se jeton jashtë vendit, duke krijuar një hendek të madh midis listës zgjedhore formale dhe popullsisë rezidente që fak­tikisht merr shërbime publike.

Nga njëra anë, Regjistri i Gjendjes Civile numëron 3,71 milion shtetas me të drejtë vote, sipas të dhënave zyrtare nga KQZ dhe nga ana tjetër censi 2023 ka numëruar vetëm 1,94 milion shqiptare rezidentë mbi 18 vjeç që jetonin në vend. Diferenca  prej 1,77 milion vetë trego se 48 % e listës zgjedhore  jeton jashtë Shqipërisë.

Hendeku ndërmjet shqiptarëve me të drejtë vote dhe popullsisë faktike tregon për ndryshime drastike të demografisë  së vendit duke ndikuar edhe dinamikën elektorale.

Duke marrë në konsideratë të dhënat e fundit të KQZ se 42.2 % votuesve morën pjesë në zgjedhje, kjo përkthehet në mbi 1.56 milionë shqiptarë kanë ushtruar të drejtën e votës. Numri i pjesëmarrësve është 80.6 për qind e popullsisë rezidentë me të drejtë vote në Shqipëri dhe 42.2 për qind e totalit të shqiptarëve me të drejtë vote.

Teksa numri i votuesve në lista shtohet, numri i pjesëmarrësve në zgjedhje është në rënie, duke ndikuar në rritjen e shpenzimeve fiktive për të menaxhuar procesin e zgjedhjeve në vend.

Shteti printon fletë, shpërndan fonde dhe hap qendra për një listë 1,8 milionë vetë që fizikisht mungojnë. Kostoja administrative dhe materiali është gati dyfishi i nevojës reale.

Një në tre votues mbi 60 vjeç

Duke marrë në konsideratë të dhënat e cens 2023 më shumë se një në tre rezidentë me të drejtë vote është mbi 60 vjeç. Popullsia mbi 60 vjeç ishte sa 32.4 për qind e popullsisë me të drejtë vote. Në të ardhmen kjo shtresë votuesish do të ushtrojë më shumë presion mbi politikat e pensioneve, shëndetësinë dhe kujdesit afatgjatë.

Elektorati aktiv ekonomikisht (30‑60 vjeç) zuri gjysmën e votuesve (49%) që jetojnë në vend.

Grup-mosha e të rinjve 18‑29 vjeç  zuri vetëm 17,8 %  të popullsisë me të drejtë vote dhe mbetet në minorancë, edhe pse diskursi politik shpesh i drejtohet “votës së të rinjve”.

Pa një regjistër të përditësuar dhe mekanizma të qartë votimi për diasporën, statistikat zyrtare vazhdojnë të prodhojnë mashtrime aritmetike  që ndikojnë buxhetimin, politikat sociale dhe vetë legjitimitetin e proceseve zgjedhore.

Duke marrë në konsideratë se të rinjtë në të shkuarën kanë marrë pjesë vetëm 35 për qind në votime, i bie që vota e të rinjve të përbëjë rreth 6 % të totalit të votave këtë vit.

Një 61‑vjeçar ka gati 3,5‑fish më shumë peshë elektorale se një 22‑vjeçar, dukë bërë që partitë të  orientojnë më pak burime elektorale tek të rinjtë.

Anketat e vitit të kaluar treguan se rreth 54% e të ë rinjve nuk janë të interesuar për politikën.

Kështu që çdo lek i shpenzuar për pensionistët politikisht është më i efektshëm se një lek për politikat e rinisë.

Këtë vit rreth 191, 000 shqiptarë jashtë vendit votuan për herë të parë me postë më 11 maj nga me shume 245 mijë që ishin regjistruar. Nëse regjistrimi i diasporës zgjerohet, pesha e të rinjve mund të rritet .

Me vetëm 17,8 % të votuesve te rinjtë janë të vegjël në matematiken zgjedhore. Kjo shpjegon pse programet 2025 ngjajnë më shumë si skema “pension + bonus” sesa si “vizion 2035”./ B.Hoxha

Previous Post

Numërohen mbi 93% e kutive të votimit, si paraqitet rezultati i në QV? Vijon edhe numërimi për diasporën

Next Post

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan

Next Post
Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al