Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“300 mijë euro për ‘kokën’ e Hajrullas”/ Gazetari: Shkodrani ka treguar edhe për sulmin ndaj Top Channel

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
“300 mijë euro për ‘kokën’ e Hajrullas”/ Gazetari: Shkodrani ka treguar edhe për sulmin ndaj Top Channel
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka folur për aksionin e pak ditëve më parë, ku u arrestua në Vlorë shtetasi Muharrem Koroveshi, alias Ismailaj dhe Myftaraj dhe u shpallën në kërkim dy djem xhaxhallarësh me inicialet L.Z dhe E.Z., të akuzuar për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Inez Hajrullës.

Atentati dështoi pasi Policia arriti të arrestonte personin që ishte paguar rreth 300 mijë euro të kryente krimin, Amarildo Nikolli alias Xhanej, i njohur me nofkën “Shkodrani”, i cili u kthye në një bashkëpunëtor i SPAK-ut dhe zbardhi ngjarjen.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Amarildo Nikolli alias Xhanej ka bashkëpunuar me autoritetet dhe se ka treguar detaje edhe nga ngjarja e ndodhur në Top Channel, ku televizioni u godit me armë dhe u vra roja.  Gazetari deklaroi se në Vlorë, situata është veçanërisht problematike, për shkak të luftës mes grupeve kriminale.

“Agjencitë e zbatimit të ligjit i paraprinë situatës dhe kanë ndërhyrë para se të ndodhen në një ngjarje tjetër.  Operacioni i ditës së shtunë, ka qenë vendim i Gjykatës Speciale, ku ka vajtur SPAK. Është kapur një person dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerët. Personi i kapur, ëhtë person që paraqiste rrezikshmëri të lartë, Muharrem Koroveshi, përdorte edhe emrat Muharrem Ismaili dhe Muharrem Myftari. Rezulton të jetë organizator i një atentati që do të kryhej në 6 gusht të vitit të kaluar në Lungomare në Vlorë. Ajo ngjarje, policia u njoftua në kohë dhe është enigmë se si arriti policia të njoftohej. Ata që ishin objektivi, nuhatën që ishte futur në territorin e tyre njeri i panjohur.

Personi kishte ardhur nga Shkodra, një vrasës me pagesë, i identifikuar si Amarildo Xhanej, me pistoletë me silenciator dhe një veshje tjetër, me doreza. Sapo hyri në një pastiçeri, afër lokalit ku rrinte njeriu që do të vritej, vajti policia. Ky person ishte përfshirë në një seri ngjarjesh, që ka filluar tani të bashkëpunojë me SPAK dhe ka dhënë materiale edhe për çështje të tjera. Përfshirë edhe ngjarjen që ndodhi në Top Channel dhe u vra roja.

SPAK ka mundur të zbulojë kush e organizoi atentatin e 6 gushtit. Sipas deklarimeve të tij, u tha se shuma që ishte ofruar ishte 300 mijë euro. Pra kuptojeni në cilat nivele flitet. Ka patur guximin ta bëjë edhe në mes të ditës, në kulmin e sezonit në gusht. Personi ka folur dhe ka dhënë edhe emrin e organizatorit që u kap të shtunën.

Dy personat e tjerë, kushërinj, po e shoqëronin vrasësin me pagesë. E kanë shoqëruar që edhe të orientohej, por edhe të mos dukej. Kur ka ndërhyrë policia, dy të tjerët janë larguar dhe nuk janë kapur dot. Ajo që e bën ngjarjen me peshë, është që SPAK, duke përfituar nga arrestimi për një ngjarje tjetër, e ka bindur për të dhënë informacionin se kë do të vrisnin. Bëhet fjalë për Ines Hajrulla, djali i një biznesmeni të njohur. Është beteja midis grupeve në Vlorë. Të gjitha këto janë konflikte që kanë të bëjnë edhe me ngjarje të tjera. Në Vlorë ka patur 16 të zhdukur. Ines Hajrrullai ka shpëtuar, herën e parë ka humbur këmbët se ja vunë ekspoziv në makinë. Është tentuar të vritet disa herë. Nuk ndodhet në qytetin e Vlorës”, tha Hoxha.

Previous Post

Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë

Next Post

EMRI/ Nëna e një fëmije gjendet e varur në tualetin e shtëpisë në Delvinë

Next Post
EMRI/ Nëna e një fëmije gjendet e varur në tualetin e shtëpisë në Delvinë

EMRI/ Nëna e një fëmije gjendet e varur në tualetin e shtëpisë në Delvinë

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Skandal/ Makina e Policisë abuzon me pushtetin, thyen rregullat e qarkullimit

Skandal/ Makina e Policisë abuzon me pushtetin, thyen rregullat e qarkullimit

May 25, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

OKB paralajmëron ardhjen e fenomenit ‘Super El Niño’: Mund të jetë ndër më të fuqishmit në histori

OKB paralajmëron ardhjen e fenomenit ‘Super El Niño’: Mund të jetë ndër më të fuqishmit në histori

June 3, 2026
Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al