Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

3 Tetori, pesë fakte për ditën e bashkimit të Gjermanisë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
3 Tetori, pesë fakte për ditën e bashkimit të Gjermanisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945 Gjermania e mposhtur nga fuqitë fitimtare SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik u nda fillimisht në katër zona pushtimi. Në vitin 1949 u krijuan dy shtete: Republika Federale demokratike e Gjermanisë (RFGJ) në Perëndim dhe Republika socialiste Gjermane Demokratike (RDGJ) nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik në Lindje.

Që nga kjo periudhë Gjermania ishte e ndarë,  qytetarët e RDGJ-së lejoheshin vetëm me kushte rigoroze të udhëtonin në RFGJ. Kufiri i RDGJ-së kontrollohej rreptësisht, në Berlinin Perëndimor që i përkiste RFGJ-së u ndërtua një mur masiv, në mënyrë që qytetarët e RDGJ-së të mos largoheshin nga vendi i tyre.

Si u arrit tek bashimi i Gjermanisë?

Njerëzit në RDGJ jetonin në një shtet nën vëzhgim dhe pa liri të shprehjes së mendimit. Kush nuk i përmbahej linjës së regjimit socialist, kërcënohej nga përndjekja dhe burgu. Populli në fund të viteve 1980 gjithnjë e më shumë filloi t’i kundërvihej regjimit, qytetarët donin lirinë dhe demokracinë si tek fqinjët e tyre në RFGJ.

Njëkohësisht politika e reformave në Bashkimin Sovjetik nën Mihail Gorbaçovin e favorizoi këtë proces. Ndryshe nga paraardhësit e tij Gorbaçovi hoqi dorë nga ndërhyrjet ushtarake kundër lëvizjeve refomatore në RDGJ dhe në vende të tjera të bllokut lindor. Në vitin 1989 më në fund një valë demostratash në qytetet lindore gjermane çuan në hapjen e Murit të Berlinit – gjë që i hapi rrugën ribashkimit të dy Gjermanive RFGJ dhe RDGJ.

Pse kremtohet bashkimi më 3 Tetor?

Rënia e Murit të Berlinit më 9 Nëntor 1989 ishte ngjarja vendimtare në rrugën drejt bashkimit, ndaj do të ishte e kuptueshme që bashkimi të festohej më 9 Nëntor.

Por pikërisht kjo datë është mjaft e ngarkuar historikisht si asnjë ditë tjetër e vitit në Gjermani: Më 9 nëntor 1938 nazistët dogjën në mbarë Gjermaninë sinagogat, shkatërruan dyqanet dhe banesat e hebrenjve, vranë e arrestuan hebrenjtë. Kjo ishte nata e pogromës që shënoi fillimin e përndjekjes sistematike dhe vrasjet masive të miliona hebrenjve.

Për këtë arsye nuk shtrohej që festa e ribashkimit të përkonte me një ditë të kobshme të historisë së Gjermanisë. Më 3 Tetor 1990, një vit pas rënies së murit, u realizua zyrtarisht bashkimi i RDGJ-së me RFGJ-në, ndaj kjo u përcaktua si dita e re e festës së bashkimit.

Si e festojnë gjermanët ditën e Bashkimit të Gjermanisë?

Fare qetësisht. Kushdo që pret të shohë anë e mbanë fishekzjarre dhe rrugë të mbushura me njerëz, do të zhgënjehet: Ndonëse thuajse në të gjitha qytetet organizohen veprimtari të ndryshme, si dita e portave të hapura apo festivitete të vogla. Po ashtu çdo vit njëri nga landet e federatës organizon ceremoninë qendrore me rastin e 3 Tetorit. Zakonisht festa e madhe zhvillohet në kryeqyetin e landit organizator, e ky është pikërisht landi që në rotacion kryeson Këshillin Federal (Bundesrat).

Sivjet festa solemne zhvillohet në Saarland. Në kryeqytetin Saarbrücken nga 2 deri më 4 tetor organizohen aktivitete kulturore, turistike, evente kulinarie si dhe veprimtari me shkëmbim eksperience demokratike”. Shumica e gjermanëve gëzohen që kjo është ditë pushimi.

Përse nuk ka një monument përkujtimor për ribashkimin?

Në fakt prej kohësh do të duhej të kishte një monument memorial për bashkimin.Por pas diskutimesh që zgjatën gati një dekadë më 9 nëntor 2007 Bundestagu vendosi, që të krijohet “Memoriali i lirisë dhe bashkimit”. Ideja ishte që përpara Forumit Humboldt në mes të Berlinit të instalohej një gjysmësferë 50 metra e gjatë – si një metaforë interaktive për demokracinë: Kur njerëzit të hyjnë në të, ajo anon në një drejtim – pikërisht në drejtimin ku shkojnë njerëzit. Por edhe sot më 2025 kjo ende nuk është realizuar. Kjo ka të bëjë me një grindje ndërmjet firmave të mandatuara dhe institucioneve përgjegjëse të qeverisë. Nëse dhe kur do të arrihet në një zgjidhje, kjo është e paqartë. Ndërkohë është vendosur vetëm bazamenti i gjysmë sferës.

A është Gjermania ndërkohë vërtetë e unifikuar?

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve politike sipas një sondazhi aktual të Institutit të Demoskopisë, Forsa rezulton, se Gjermania ende nuk e ka kapërcyer plotësisht ndarjen: Ndërkohë vetëm 35 përqind e të anketuarve thonë, se Lindja dhe Perëndimi janë “zhvilluar thellësisht së bashku”. Perceptimi në dy pjesët e vendit ka dallime të mëdha: Në Lindje 23 përqind mendojnë, se gjermanët që nga viti 1990 janë bërë një popull, në Perëndim mendojnë kështu 37 përqind. Më 2019 ndjenja e unifikimit kishte nivelin më të lartë me një perceptim në kuotën 51 përqind të të pyeturve. Pyetjes së sondazhit nga Infratest dimap, se çfarë mungon për një unifikim të realizuar, 50 përqind u përgjigjën, se mungon barazia e pagave, pensioneve dhe pasurisë./DW

Previous Post

“Më shau nga gruaja”, si 38-vjeçari vrau mikun që e mbante në shtëpi prej 10 ditësh

Next Post

Moti i keq përfshin edhe Shkodrën, trashësia e borës në Fushë Arrëz shkon në 2 cm

Next Post
Moti i keq përfshin edhe Shkodrën, trashësia e borës në Fushë Arrëz shkon në 2 cm

Moti i keq përfshin edhe Shkodrën, trashësia e borës në Fushë Arrëz shkon në 2 cm

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Berisha pas tensioneve në Kuvend: Opozita në krah të studentëve, ky sistem duhet të marrë fund

Berisha pas tensioneve në Kuvend: Opozita në krah të studentëve, ky sistem duhet të marrë fund

October 22, 2026
Policia bllokon rrugën drejt Kuvendit, pedagogët kërkojnë t’u bashkohen studentëve në protestë

Policia bllokon rrugën drejt Kuvendit, pedagogët kërkojnë t’u bashkohen studentëve në protestë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al