Thursday, July 3, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

28 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, 2 ende akive

Editor by Editor
July 2, 2025
in AKTUALITET
0
Vlora pushtohet nga tymi/ Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 2 vatra mbeten ende aktive. Vatrat e zjarrit janë shënuar në bashkitë e Elbasanit, Durrësit, Vlirës, Finiqit, Selenicës, Himarës, Delvinës, Skraparit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Tiranës, Kavajës, Korçës dhe Lezhës.

Aktualisht, vatrat aktive janë në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan, ku sipas autoriteteve, po punohet intensivisht për izolimin e zjarrit me ndihmën e shërbimeve zjarrfikëse nga disa bashki dhe Forcave të Armatosura. Vatra tjetër aktive ndodhet në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në fshatin Grazhdan të bashkisë Finiq, ku terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e shpejtë, por forca zjarrfikëse dhe vullnetare janë angazhuar në fikjen e zjarrit që tashmë është përhapur edhe në një zonë me pisha në fshatin Malçan.

Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar gjithsej 32 automjete zjarrfikëse dhe 255 forca operacionale. Forcat e Armatosura kanë ndihmuar gjithashtu me 2 helikopterë dhe 40 efektivë.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqe të tjera niveli i rrezikut vlerësohet “I MODERUAR”. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 40 gradë Celsius. Ministria e Mbrojtjes fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar zjarri, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe duke njoftuar menjëherë strukturat vendore në rast zjarri.

Tags: zjarrzjarre
Previous Post

Pallati i vëllezërve Xhebrahimi ngjitur me shtëpinë/ Familja Allmuça: Do bëjmë vetëgjyqësi nëse s’ka reagim

Next Post

Kameramani rrëmbehet dhe dhunohet në Durrës, identifikohen autorët (Emrat)

Next Post
Përndoqi në rrjetet sociale 32-vjeçaren në Durrës, arrestohet i riu

Kameramani rrëmbehet dhe dhunohet në Durrës, identifikohen autorët (Emrat)

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Goditet sërish grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln Euro pasuri në Itali! Skema e pastrimit të parave

Goditet sërish grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln Euro pasuri në Itali! Skema e pastrimit të parave

July 3, 2025
Merr fund ngërçi politik, votohet konstituimi i Kuvendit, betohen deputetët e rinj!

Kosovë/ Kuvendi dështon të konstituohet për herë të 41-të, PDK dhe LDK do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

July 3, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al