Spitali Universitar i Traumës ka bërë publike të dhënat më të fundit për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme.
Sipas njoftimit të spitalit, gjatë ditës janë trajtuar gjithsej 26 persona të lënduar, mes të cilëve efektivë të policisë dhe protestues. Të gjithë kanë marrë ndihmën mjekësore, ndërsa për disa prej tyre është dashur trajtim i specializuar.
Në mesin e të lënduarve është edhe efektivi i policisë Fasli Rama, i cili u godit me gur në kokë në Shkodër. Sipas të dhënave të bëra publike nga Spitali Universitar i Traumës, efektivi i policisë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Autoritetet shëndetësore po ndjekin situatën e të lënduarve, ndërsa ngjarja vjen në kuadër të përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së sotme.
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri. Sipas vendimit të datës...
Read moreDetails






