Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

200 mijë euro për “kokën” e shkodranit brenda burgut të Peqinit, kush është Xheladin Kruja

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
200 mijë euro për “kokën” e shkodranit brenda burgut të Peqinit, kush është Xheladin Kruja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Viktima Arben Lleshi nuk ishte shënjestra e vetme për t’u ekzekutuar brenda burgut të Peqinit, por edhe shkodrani Xheladin Shehu.

Kështu thotë i plagosuri Indrit Shaqja, i cili në dëshminë e dhënë për autoritetet thotë se Arben Lleshit i kishte shkuar një letër anonime ku i bëhej me dije se ishin ofroheshin nga 200 mijë euro secili për “kokën” e tij dhe të Xheladin Krujës.

“Në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqja, i cili ka deklaruar gjithashtu se “gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkruara me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ty ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakord me të dyja rastet i kanë thënë se nëse je dakord na kthe përgjigje me letër. Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroi se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuzte fenë ky dënuar. Në Peqin ka qenë për 3 muaj në regjim të posaçëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po paguojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro”. – thuhet në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit.

Por kush është Xheladin Kruja për të cilin ofrohen 200 mijë euro për ta vrarë?

Xheladin Kruja akuzohet se ka vrarë dy vëllezërit Eliton dhe Enton Grezda, 20 dhe 18 vjeç në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur më 3 maj të vitit 2001. Krimi i rëndë ndodhi pas një grindjeje mes të rinjve kur edhe Kruja ishte asokohe 22 vjeç. Pas sherrit ai shkoi në shtëpi, mori automatikun dhe qëlloi me breshëri drejt dy vëllezërve. Ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua dy ditë më vonë.

Por, teksa vuante dënimin në burgun e Shën Kollit, më 3 qershor të vitit 2012 ka tentuar të vrasë ish-kreun e komunës Rrethina, Kleves Muja. Sipas organit të akuzës nga hetimet e kryera, u provua, falë edhe pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së burgut, se i pandehuri Xheladin Kruja e ka goditur në qafë shtetasin Keleves Muja me një tub të modifikuar si thikë.

Ky sulm ndodhi pikërisht në çastin që Muja po kthehej në qeli pas takimit me familjarët, ku Xheladin Kruja hoqi një hekur nga frigoriferi dhe e priti Kleves Mujën të kthehej. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e ajrimit të burgut të Shën Kollit në Lezhë, vetëm disa ditë pas arrestimit të Kleves Mujës me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian për çështje droge. Në atë kohë, kryekomunari Muja u transportua për në Spitalin Ushtarak ku iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të plagëve të marra në kokë.

Për autoritetet, Xheladin Kruja deklaroi në atë kohë e qëlloi epër shkak se ai i ka trafikuar një kushërirën e tij. “Më izoloni, më bëni çfarë të doni, unë sërish po u ndesha me të kam për ta vrarë,” mësohet të jetë shprehur Kruja.

Nga ana tjetër, për këtë krim, prokuroria mori me cilësinë e të pandehurve edhe pesë punonjësit e policisë së burgut, Arben Tushaj, Bujar Kasmi, Petrit Ahmeti, Petrit Marku dhe Artur Meraj, të cilët kishin për detyrë shoqërimin e Mujës dhe atë të agresorit Kruja brenda ambienteve të burgut. Të pandehurit u gjykuan për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Një vit më vonë pas kësaj ngjarje, në vitin 2013, Xheladin Kruja u dënua me 16 vite e 8 muaj burg dhe u dërgua në burgun e sigurisë së lartë. Ndërsa, 10 vite pas ngjarjes, Kleves Muja dhe shtatë anëtarë të familjes së tij u dëmshpërblyen nga shteti shqiptar, pasi policia e burgjeve u gjet fajtore që nuk e ruajti atë kur mbas arrestimit ju dorëzua për tu dërguar në qeli.

Nuk dihet se kush e do të vrarë Xheladin Krujën, nëse ka të bërë me një hakmarrje për krimin e regjistruar në vitin 2001 apo atë të vitit 2012.

Previous Post

Vrasja/ Publikohet telefonata e bujshme, Sokoli Mjacaj kërkoi 30 mijë euro

Next Post

Vrasja në burgun e Peqinit, gazetarja: Ja ku e fshihte Mjacaj armën…

Next Post
Vrasja në burgun e Peqinit, gazetarja: Ja ku e fshihte Mjacaj armën…

Vrasja në burgun e Peqinit, gazetarja: Ja ku e fshihte Mjacaj armën…

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

FOTO/ Koceku: Rama fsheh dhunën ndaj studentëve pas shifrave të protestave në Europë

FOTO/ Koceku: Rama fsheh dhunën ndaj studentëve pas shifrave të protestave në Europë

October 22, 2026
Alarm për kushtet në shkollën e Yzberishtit, tavane të dëmtuara dhe probleme me rrjetin elektrik

Alarm për kushtet në shkollën e Yzberishtit, tavane të dëmtuara dhe probleme me rrjetin elektrik

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al