Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

135 kërkesa për birësim, pjesa më e madhe janë shtetas të huaj

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
135 kërkesa për birësim, pjesa më e madhe janë shtetas të huaj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Për shkak të infertilitetit në rritje, shumë çifte nuk arrijnë të mund të kenë një fëmijë.

Përveç mundësive që ofron shkenca sot ka dhe një alternativë të fundit dhe shifrat tregojnë se janë thyer tabutë e mentaliteti i vjetër për të birësuar një krijesë të pafajshme që është braktisur.

“Numri i kërkesave për birësim është në rritje dhe numri i fëmijëve që kemi të disponueshëm për birësim është në rënie. Kemi një numër gjithmonë e më të pakët lindjesh por edhe nga një ndërgjegjësim i shoqërisë shqiptare që gjithmonë e më pak kemi fëmijë të braktisur”, tha Alma Sulstarova – Kryetare e Komitetit të Birësimit.

Janë 135 kërkesa për birësim por më shumë kërkesa ka nga jashtë territorit shqiptar ndonëse e kanë më të vështirë pasi prioritet kanë kërkesat e vendasve.

“Për shqiptarët rezidentë janë 35 kërkesa. Kemi një numër në rritje ama të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ky është një problem sepse Komiteti i Shqiptar i Birësimit është në funksion të birësimit për rezidentët shqiptarë ndërsa emigrantët tanë janë të detyruar të kontaktojnë agjencitë e birësimit në shtetet ku jetojnë. Kemi 100 kërkesa nga jashtë Shqipërisë edhe shqiptarë dhe të huaj”, u shpreh ajo.

Çiftet shqiptare janë selektivë në birësimin e një fëmije ndërsa nuk ndodh kjo me të huajt.

“Arsyeja për shqiptarët është e kuptueshme që ata dëshirojnë të birësojnë nga Shqipëria por e çuditshme është që edhe vetë italianë ose grekë ose francezë janë jashtëzakonisht të interesuar për të birësuar fëmijë nga Shqipëria. Janë shumë më të hapur se ne, madje  birësojnë edhe duke patur vetë fëmijë biologjikë. Gjithmonë fëmijët që refuzohen e kanë një problem  dhe të huajt janë shumë të gatshëm të birësojnë edhe me ndonjë problem shëndetësor ose përkatësi të ndonjë komuniteti tjetër”, u shpreh Alma Sulstarova – Kryetare e Komitetit të Birësimit.

Previous Post

“Numri 10 e pret”, konfirmohet destinacioni i ri i Kylian Mbappe

Next Post

Elon Musk: Në një të ardhme me AI, nuk na nevojitet puna

Next Post
Elon Musk: Në një të ardhme me AI, nuk na nevojitet puna

Elon Musk: Në një të ardhme me AI, nuk na nevojitet puna

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës mohon lidhjen me videon intime dhe paralajmëron padi ndaj dy personave

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës mohon lidhjen me videon intime dhe paralajmëron padi ndaj dy personave

October 26, 2026
Zbulohen 20 emrat që mbetën jashtë garës për ‘Topin e Artë’, kaosi në Londër shtyn me 30 minuta ceremoninë

Zbulohen 20 emrat që mbetën jashtë garës për ‘Topin e Artë’, kaosi në Londër shtyn me 30 minuta ceremoninë

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al