Procesi i regjistrimit të emigrantëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka përfunduar sot.
Nga të dhënat zyrtare, numri i kërkesave që janë aprovuar është 231.674. Janë edhe 20.465 kërkesa që nuk janë shqyrtuar deri tani nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.
Numri më i madh i shqiptarëve të regjistruar janë Italia me rreth 86 400 zgjedhës, ndjekur nga Greqia me 62 470. Në vend të tretë sa i përket aplikimeve është Gjermania me rreth 24 400, më pas SHBA me 20 000 dhe Mbretëria e Bashkuar me 16 470.
Votat e diasporës do të përllogariten në zonat zgjedhore ku figurojnë të regjistruar dhe qarku me numrin më të madh të kërkesave të aprovuara e ka Tirana me rreth 49 mijë, ndjekur nga Fieri me rreth 30 mijë e Durrësi me rreth 23 760. Qarku me numrin më të ulët e ka Kukësi me 3 750 votues të regjistruar.
Sipas afateve të Kodit Zgjedhor, KQZ brenda datës 9 mars duhet të publikojë listën finale të zgjedhësve, dhe në datën 12 dorëzohen kandidatët për deputetë.