Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka vendosur që të bojkotojë mësimin në të gjitha universitetet publike, duke nisur nga nesër, kjo në mbështetje të studentëve të cilët për tetë ditë radhazi janë në tubimin e dhunshëm me policinë.

Sindikalistët kërkojnë ndalimin e dhunës ndaj protestuesve, hetim të pavarur për ngjarjet që prej 13 tetorit dhe plotësimin e kërkesave të studentëve. Pedagogët do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Vendimi u mor njëzëri nga Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, më 20 tetor, në sheshin ku po protestojnë studentët dhe nxënësit.

Bojkoti do të nisë të mërkurën, më 21 tetor dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

Në njoftimin e saj, Sindikata argumenton se protestat lidhen me kërkesat për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri për jetën dhe pronën, si dhe llogaridhënie. Sipas pedagogëve, përgjigjja ndaj këtyre kërkesave ka qenë heshtja dhe, që prej 13 tetorit, edhe përdorimi i dhunës.

Lexo edhe:

“Ku është babai im?”/ Britmat e djalit në vendngjarje pas vrasjes së Ismet Habilit

Lala: Brenda institucioneve ka persona që paguhen me taksat tona, gati për të dhunuar protestuesit

“Pedagogët nuk mund të vazhdojnë mësimin si zakonisht, ndërkohë që studentët e tyre goditen në rrugë”, thuhet në deklaratë.

SPUSH kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë, një hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin e forcës nga 13 tetori e në vijim, si dhe vënien para përgjegjësisë të personave që, sipas saj, kanë urdhëruar ose ushtruar dhunë.

Një tjetër kërkesë lidhet me trajtimin ligjor dhe dinjitoz të studentëve të shoqëruar nga policia, si dhe plotësimin e kërkesave të studentëve dhe nxënësve.

Sindikalistët u kanë bërë thirrje rektorëve dhe drejtuesve të institucioneve publike të arsimit të lartë që të respektojnë vendimin dhe të mos marrin masa disiplinore ndaj pedagogëve dhe studentëve pjesëmarrës.

Përveç bojkotit të mësimit, sindikata ka njoftuar se pedagogët do të marrin pjesë aktivisht në protestë. Ata do të mblidhen çdo ditë, në orën 10:00, para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, për të vijuar mbështetjen ndaj studentëve.

SPUSH u kërkon gjithashtu pedagogëve të mbajnë komunikim të vazhdueshëm me studentët, t’i ndihmojnë me materiale didaktike dhe nevoja të tjera, si dhe t’i informojnë se orët e humbura të mësimit do të kompensohen më vonë.

“Bojkoti nuk është braktisje e auditorit. Është mënyra jonë për të treguar se auditori, pa të drejta dhe pa dinjitet, humbet kuptimin e vet”, thekson sindikata, duke shtuar se pedagogët do të rikthehen në auditorë kur studentët të marrin përgjigjen që meritojnë.

Previous Post

Atentati te Komuna e Parisit, viktimë një 45-vjeçar

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

October 20, 2026
Atentati te Komuna e Parisit, viktimë një 45-vjeçar

Atentati te Komuna e Parisit, viktimë një 45-vjeçar

October 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al