Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zhvaste dhe kërcënonte me jetë viktimat e mashtrimit, ja kush është mashtruesi nga Tropoja

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, Uncategorized
0
Zhvaste dhe kërcënonte me jetë viktimat e mashtrimit, ja kush është mashtruesi nga Tropoja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gramoz Nokshiqi, 35 vjeçari nga Tropoja është një personazh jo aq i panjohur për publikun. Në vitin 2015 ai do të bëhej lajm i ditës pas pretendimeve se një biznesmen e kishte paguar 300 mijë euro për të vrarë politikanen kosovare, Mimoza Kusarin. Por duket se në këtë histori vrasësish me pagesë, nuk u gjetën elemente vërtetësie dhe gjithçka mbeti në nivel fjalësh. Ndërkohë që protagonisti i kësaj historie, edhe pse kanë kaluar gati 10 vite, duket se ka ende kapacitete të marrë vëmendje mediatike.

“Në vitin 2021, kam rënë viktimë e këtij djali. Në rrjetet sociale ky publikonte që bënte dokumenta origjinale për të ikur jashtë drejt një pagese. Mashtronte, se nuk i bënte realisht. Më ka marrë 5000 euro dhe më ka kërcënuar me pistoletë se do më vrasë, vetëm se i kërkova lekët mbrapsht”-shprehet Ina.

Por kjo vajzë duket se nuk është viktima e vetme e këtij personazhi, sepse sipas saj, Gramozi ka mashtruar edhe shumë persona të tjerë, por ishte 35 vjeçarja Moza, që do ta pësonte më rëndë nga të gjithë.

“Jam një vajzë nga Kukësi. I dërgoj mesazh për ta pyetur rreth këtyre pasaportave. Më tha të bëjmë një martesë, që t’I bëj, e kur t’I marrësh secili në punë të vet. Krijova besim të ai, m’u duk serioz. Pastaj krijuam një lidhje online, flisnim çdo ditë. Pastaj, kur e pa ai që unë krijova besim, nisi të më kërkonte lekë. Më ka marrë edhe lekët e fundit të qirasë. Në total 14 mijë euro. Më ka kërcënuar se do më vrasë mua dhe fëmijët. Nuk ndalet, është i tmerrshëm. Unë kërkoj ndihmën tuaj, sepse unë jam e vetme. Kam dy fëmijë dhe kam punuar shumë për ato lekë. Për momentin s’kam lekë fare, s’kam ku shkoj. Ju lutem, më ndihmoni.”

Ky është rrëfimi i dhimbshëm i kësaj nënë, që ndihet e rrezikuar nga ky mashtrues. Por Gramozi, në përballjen me Piranjat e mohon që të ketë mashtruar, e për më tepër të ketë kërcënuar, përtej faktit se janë të gjitha të dokumentuara. Shpresojmë që autoritetet përkatëse të marrin masat e duhura dhe Nokshiqi të vuajë dënimin e merituar./ Piranjat

Previous Post

Atentati/ Klaudio Prendi konflikt me klanin Duka për bastet? Administronte një website llotosh

Next Post

Vendi “mbërthehet” nga moti i paqëndrueshëm

Next Post
Vendi “mbërthehet” nga moti i paqëndrueshëm

Vendi "mbërthehet" nga moti i paqëndrueshëm

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al