Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

Editor by Editor
July 1, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në kodrat e vetme të gjelbërta të Ksamilit, brenda zonës buferike të Parkut Kombëtar të Butrintit, pritet të ngrihet një hotel luksoz me pamje bunker, me miratimin e drejtpërdrejtë të ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Skyweb.al mëson se ky vendim i fundit vjen pas një sërë lejesh të dhëna më herët nga ministrja në disa zona të mbrojtura të vendit, duke përfshirë Gjirin e Manastirit, zonën e Llamanit në Himarë, Butrintin dhe tashmë sërish në Sarandë.

“Pikat e vockla” të Kumbaros! Ministrja firmos projektin e

Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, i marrë disa muaj më parë, mban numrin 25 të vitit 2024 dhe është firmosur edhe nga ministrja Kumbaro.

Leja parashikon ndërtimin e një kompleksi hotelier me 3 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, i cili do të ndërtohet në parcelat me numër pasurie 7/493 dhe 7/494, me sipërfaqe totale ndërtimi mbi 1.800 metra katrorë.

“Pikat e vockla” të Kumbaros! Ministrja firmos projektin e

Projekti përfshin një godinë me volum të konsiderueshëm beton-arme, me lartësi deri në 16.20 metra në fasadë, 42 dhoma akomodimi, pishinë, ambiente spa, dhe 97 vende parkimi në kate të nëndheshme. Në dokumentet zyrtare specifikohet se fasadat do të trajtohen me gur dhe materiale të tjera natyrore, për t’iu përshtatur stilit lokal të Ksamilit, por pamja përfundimtare i ngjan më shumë një strukture masive bunkerike.

“Pikat e vockla” të Kumbaros! Ministrja firmos projektin e

Skyweb.al mëson gjithashtu se pas kompanisë zhvilluese “Epidamn C” sh.p.k qëndron biznesmeni Klajd Qato, i njohur për publikun shqiptar që nga tragjedia e 26 nëntorit 2019 në Durrës, kur shpëtoi fatmirësisht nga rrënojat e Vila Palma pas tërmetit.

Pas verifikimeve të policisë rezultoi se hoteli në Durrës ishte ndërtuar në shkelje të lejes ndërtimore, me 8 kate në vend të 6 të lejuarave, duke sjellë pasoja të rënda me viktima.

Ndërtimi i hotelit të ri në Ksamil ngre sërish pikëpyetje të forta për mënyrën si po trajtohen zonat e mbrojtura natyrore në vend. Edhe pse kodrat e Ksamilit i përkasin zonës buferike të Parkut Kombëtar të Butrintit, lejet e reja po i hapin rrugën betonizimit të peizazhit të fundit të paprekur natyror në bregdetin jugor.

Ndërkohë, miratimi i kësaj lejeje nga ministrja Kumbaro e shton edhe më tej listën e vendimeve të saj të debatuara që kanë lejuar ndërtime në zona me status mbrojtjeje, duke thelluar debatet publike për fatin e mjedisit dhe turizmit natyror në Shqipëri.

/skyweb.al/

Tags: ButrinthotelKlajd Qatoksamil
Previous Post

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

Next Post

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
SPAK çon për gjykim 6 ish-zyrtarë, akuza për shkelje në një tender mbi 2.2 mld lekë të ARRSH-së

Iu kap rreth 1.4 ton kokainë e heroinë, dërgohen për gjykim 2 trafikantë droge

July 1, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al