Wednesday, May 21, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohet kompania fantazmë në offshore që mbulon Abi Bank, Prokuroria e Tiranës e pafuqishme për të zbatuar ligjin

Editor by Editor
February 4, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zbulohet kompania fantazmë në offshore që mbulon Abi Bank, Prokuroria e Tiranës e pafuqishme për të zbatuar ligjin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga ish kamarier në SHBA, befas një ditë, përmes një kompanie fantazmë blen dy banka me vlerë 143 milionë euro; Abi Bank 67 milionë euro dhe Bankën NBG Albania 76 milionë USD (blerë dhe përthithur nga Abi Bank), duke i kamufluar nga Voskopoja e Korçës deri në offshore. Kjo është historia e Andi Balltës, e cila ka turpëruar Prokurorinë e Tiranës, duke sfiduar edhe SPAK-un. Një qytetar i zakonshëm shqiptar duhet të japë llogari dhe të justifikojë kur kryen një transaksion me vlerë mbi 10 mijë USD. Andi Balltën e kanë vendosur në krye të një mullari me dollarë në mes të Tiranës dhe organet ligjzbatuesi janë të pafuqishme për të vepruar ndaj tij si emblema e pastrimit të parave. Jep edhe mend për fluskat e ndërtimit!

Në prokurorinë e Tiranës ka një dosje për historinë e Abi Bank. Kamarieri i ‘mbulon’ 143 milionë eurot me kompaninë Moscopole në offshore. Prapaskena ka zbuluar aktivitetin e Moscopole. Moscopole rezulton një shoqëri fantazmë, pa aktivitet dhe bilance, e cila thjeshtë është përdorur si mbulesë për pastrimin e parave të pista të ‘lavatriçes’ Abi Bank.

Aktiviteti i Moscopole nuk justifikon as vlerën e këpucëve të ish kamarierit. Por, Prokuroria e Tiranës është e pafuqishme për sekuestrimin e Abi Bank. Ndoshta duhet t’i kërkojë ndihmë SPAK.

Historia e pastrimit të parave

“ABI BANK” ose “BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE Sh.a ” është një shoqëri aksionere me NUIS J91725007P. Pronare 100% e “ABI BANK” është shoqëria e mikrokreditit “TRANZIT Sh.p.k”.

Shoqëria e mikrokreditit “TRANZIT” është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (Sh.p.k) me NUIS K91624020M.

Pronare të “TRANZIT Sh.p.k” janë:

80% Moscopole Inc, një shoqëri (Sh.p.k) e themeluar në Delaware, SHBA, me pronar 100% Andi Ballta, shtetas me kombësi shqiptare dhe pasaportë amerikane.

10% New Century Holdings XI, L.P, një shoqëri (Sh.p.k.) e regjistruar në Ishujt Cayman, e kontrolluar nga NCH Capital Inc.

10% NCH Balkan Fund, L.P, një shoqëri (Sh.p.k.) e regjistruar në Ishujt Cayman, e kontrolluar nga NCH Capital Inc.

NCH Capital Inc, është një fond investimesh me aksioner kryesor NCH Advisors Inc, që menaxhon shumë fonde private.

Të dhënat mbeten shumë domethënëse dhe pa asnjë krahasim në botë: Një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri ka për pronar një institucion mikrofinanciar. Një shoqëri aksionere (Sh.a) ka për pronar një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (Sh.p.k.).

Të dhënat mbeten shumë domethënëse dhe pa asnjë krahasim në botë: Një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri ka për pronar një institucion mikrofinanciar. Një shoqëri aksionere (Sh.a) ka për pronar një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (Sh.p.k.).

Shoqëria mikrofinanciare, nga ana e saj, ka për pronare (80%) një shoqëri të regjistruar në një shtet amerikan të përcaktuar me ligje “offshore” si Delaware dhe dy Sh.p.k. me nga 10%, të regjistruara në parajsat fiskale, offshore, Ishujt Cayman.

Askush nuk e dinte se kush qëndronte pas NCH Balkan Fund dhe New Century Holdings, për shkak të sekretit që ofrojnë parajsat fiskale, ndërsa pas MOSCOPOLE (80%) doli si pronar Andi Ballta, vetë administratori i ABI BANK.

Nuk do lindte asnjë dyshim mediatik, por do qëndronte brenda enigmës “offshore” nëse “kamarieri” dhe vllehu Andi Ballta nuk do identifikonte me mendjelehtësi, ashtu si bëri me ABI-n, bankën që i vendosi me akronimin emrit të tij, edhe origjinën vllehe kur bëri blerjen “Offshore” në Delaware të SHBA.

(Andi Ballta përmes një kompania fantazmë në offshore bleu dy banka me vlerë 143 milionë euro; Abi Bank 67 milionë euro dhe Bankën NBG Albania 76 milionë USD,blerë dhe përthithur nga Abi Bank).

Moscopole apo Voskopoja?

Në vllahisht, Voskopoja e Korçës quhet Moscopole. Edhe në greqisht, fshati i njohur arumun në pjesën juglindore të Shqipërisë quhet “Μοσχόπολη” që do të thotë “Moscopole”.

Pra, “Voskopoja” Sh.p.k. është 80% pronare e Tranzit. “Andi Ballta Bank Sh.a” allias “Abi Bank” është bija e Voskopojës, pronares së “Tranzit” mikrokredi, që e ka adoptuar.

Skandali nuk qëndron te akronimet apo emrat që identifikojnë pjesë të Shqipërisë me para bankash apo mikrokredish, por te fakti që veprimet dhe paratë që qarkullojnë janë të pista.

Në një dokument ekskluziv që vjen për PRAPASKENA, vërtetohet lidhje dhe miratimi mafioz që Banka e Shqipërisë i ka bërë “Voskopojës”, që të ketë pjesëmarrje influencuese në aktivitetin e “Tranzit”. Pra, Banka e Shqipërisë pasi hulumtoi se çfarë ishte Moscopol-Voskopoja në Delawere dha lejen që të vazhdojë vjedhja me Tranzit-Abi Bank.

Deniz Deralla alias Denis Ruzhdiu nuk pati asnjë problem të firmosë pasi “kontrolloi” background-in e MOSCOPOLE INC, sepse ai e dinte që pas Moscopole ishte vetë Andi Ballta, pasi bashkë me shpurën e BSH-së bënin pazare çdo ditë.

Kjo është arsyeja që në dokumentin “lejues” të BSH-së, z. Ruzhdiu nuk përmendi në asnjë rresht nëse është bërë ndonjë kontroll i thelluar i background-it të MOSCOPOLE INC, për të verifikuar integritetin, kapacitetet financiare, apo përfshirjen e “Voskopojës” në ndonjë aktivitet të paligjshëm si pastrimi i parave apo financimi i terrorizmit.

Leja influencuese që ka dhënë BSH-ja për Voskopojën ka probleme dhe indicie të forta për SPAK-un, por edhe për drejtësinë në SHBA.

Përputhshmëria rregullatore sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë ka kufizime sa i përket sh.p.k-ve lidhur me pronësinë ose kontrollin e huaj, veçanërisht ato të juridiksionit offshore, në lidhje me zotërimin e aksioneve në një entitet të huaj, po të lexohen rregulloret Kundër Pastrimit të Parave (AML) dhe Njohjen e Klientit (KYC).

“Voskopoja” që gëlltit paratë e ABI Bank nga Shqipëria në “offshore” Delawere, sjell edhe implikime tatimore sa i përket marrëveshjeve të dyfishta tatimore. Nuk ka apo ekziston asnjë marrëveshje e dyfishtë tatimore në Shqipëri ndërmjet juridiksionit të kompanisë offshore dhe juridiksionit të sh.p.k-ve shqiptare, për pasojë kjo sjell direkt implikime në tatimin mbi dividentët, fitimet kapitale dhe aktivitetet e tjera financiare të lidhura ndërmjet tyre të “ABI Bank”, “Tranzit”, “Moscopole”, sa i përket “Çmimit të Transferimit”, që lidhet direkt me transaksionet financiare ndërmjet kompanive offshore dhe sh.p.k-ve.

Gjithashtu, lidhur me transparencën që karakterizoi raportin e BSH-së për MCA & FINAL, për të cilin sot heton SPAK-u, mafiozët e BSH-së thanë në maj 2024 se ishin të dhëna konfidenciale. Po për një shoqëri offshore si “VOSKOPOJA INC” si duhet të jetë transparenca?

Kjo është një pytje që z. Ruzhdiu dhe mafiozët e tjerë në Bankën e Shqipërisë duhet ta japin para autoriteteve të drejtësisë shqiptare dhe asaj amerikane.

Po media e lirë dhe e pavarur ku është? Përse qëndron heshtur sikur të ishin një Buf Voskopoje?

Në një investigim të para disa viteve të “Syrit” të Sali Berishës shkruhet:

“Sistemi bankar në Shqipëri numëron 16 banka, por vetëm ABI Bank vjen nga kompani offshore. Dyshimet për këtë bankë u shtuan kur në bordin drejtues të saj u ul Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, edhe ky një tjetër rast i paprecedentë për sistemin financiar global, ku familja kryeministrore përfshihet direkt në sektorin bankar.”

Sot “Syri”, ashtu si dhjetëra media elektronike, TV etj., ushqehen nga paratë e “Voskopoja” INC të vllehut Andi Ballta, një mashtrim sa diletantesk aq dhe kriminal./PRAPASKENA

Tags: Abi BankAktiviteti i MoscopoleAndi BalltënBANKA AMERIKANE E INVESTIMEVEkamarierkompania fantazmëProkuroria e Tiranës
Previous Post

Shqipëria dhe Serbia do të konfirmohen si bashkë-pritëse për Euro 2027 U-21

Next Post

Vota e diasporës, 140 518 regjistrime, 85 788 kërkesa të miratuara

Next Post
Vota e diasporës, 140 518 regjistrime, 85 788 kërkesa të miratuara

Vota e diasporës, 140 518 regjistrime, 85 788 kërkesa të miratuara

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
Kendi i Avokatit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

by Editor
May 16, 2025
0

E fundit nga Avokati Altin Goxhaj: "JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Apeli i GJKKO lë në qeli shefin e Rrugores, Roven Zeka

Apeli i GJKKO lë në qeli shefin e Rrugores, Roven Zeka

May 21, 2025
Humbi në zgjedhjet e 11 Majit, Dashamir Shehi dorëhiqet drejtimi i ‘Djathtas për Zhvillim’

Humbi në zgjedhjet e 11 Majit, Dashamir Shehi dorëhiqet drejtimi i ‘Djathtas për Zhvillim’

May 21, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al