Thursday, June 12, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Bujar Nasufit, ja çfarë pa bashkëshortja

Editor by Editor
June 10, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Bujar Nasufit, ja çfarë pa bashkëshortja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, zbuloi këtë të martë, detaje të reja nga vrasja në Tiranë e biznesmenit Bujar Nasufi, më 12 janar 2025.

Një ekzekutim i ftohtë që tronditi Tiranën. Viktima Bujar Nasufi, ishte një sipërmarrës i njohur në fushën e mobilerisë, i cili u qëllua për vdekje para banesës së tij në zonën e Selitës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:20, në rrugën “Myrte Zeneli”, ndërsa Nasufi po përpiqej të parkonte makinën.

Autori i vrasjes ishte i pajisur me një motor, i ngjashëm me ato që përdorin shpërndarësit e picave. Me skafandër në kokë dhe me lëvizje të mirëkoordinuara, ai iu afrua viktimës brenda automjetit të tij tip “Mercedes-Benz” C-Class me targa AA 722 KK dhe e qëlloi për vdekje.

Viktima nuk pati asnjë mundësi shpëtimi. Ngjarja ndodhi në sy të bashkëshortes së tij, Mirjeta, e vetmja dëshmitare okulare. Pavarësisht se Nasufi nuk ishte një person me precedentë apo në qendër të vëmendjes publike, ngjarja ka tronditur komunitetin dhe autoritetet.

Fillimisht, profili i ulët i viktimës e bëri të vështirë për hetuesit të përcaktonin motivet. Por rrëfimi i bashkëshortes së tij ka ndihmuar në zbardhjen e disa detajeve kyçe.

Ku teksa biznesmeni mbërriti me makinën e tij pranë banesës dhe po kërkonte një parkim, një burrë me skafandër në kokë, më i zi se vetë errësira nga ku lëshoi plumbat e tij, e qëlloi prenë e tij pikërisht brenda në automjet.

Pa i dhënë asnjë mundësi shpëtimi. Madje pa lëshuar asnjë fjalë apo për t’i lënë një mesazh, se nga i vinte urdhëri i vdekjes.

Nuk dihet përse, ndoshta i panikosur ai zgjodhi një bunker për të kryer veprimet e tij të fundit për të asgjësuar ato pak prova që mund ta implikonin.

Një mbetje e kohëve të dikurshme që mendonte se mund ta shpëtonte, në zonën e Kombinatit në kryeqytetit. Aty ku dogji motorin me të cilin lëvizi.

Por që nga nxitimi la pas pa shkrumbuar një nga provat më të rëndësishme që çdo ekspert i kriminalistikës do të lutej ta kishte në dorë.

Motor i djegur dhe një provë vendimtare

Pas krimit, autori u largua me shpejtësi duke përfituar nga errësira. Më pas, motori u gjet i djegur në një bunker në zonën e Kombinatit. Aty hetuesit zbuluan një provë vendimtare, një dorezë, nga e cila u përftua një profil ADN-je, që pritet të ndihmojë në identifikimin e autorit.

Në dosjen hetimore thuhet se “pasi kreu vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, mësohet se autori që lëvizte me një motor piacash është larguar nga vendi i ngjarjes për në rrethinat e kryeqytetit. Aty ku në një bunker në zonën e Kombinatit ka djegur motorin e përdorur në krim.

Gjatë ekspertimit të vendit të ngjarjes, grupi hetues ka mundur të sigurojë si provë materiale, dhe një dorezë. Nga ku më pas është siguruar edhe një material gjenetik si dhe përftuar një profil ADN-je.

Por ndërsa u arrit që nëpërmjet kësaj doreze të përftohej një material gjenetik, grupi hetues paralelisht u ndal edhe te konfliktet e mundshme që viktima mund të kishte pasur në jetën e tij të përditshme apo në aktivitetin si biznesmen.

Një pjesë e padukshme e jetës së një njeriu e veshur me mister, ku e vetmja që mund të hidhte dritë mbi shqetësimet e viktimës, mund të ishte bashkëshortja e tij, Mirjeta.

Ajo që i qëndroi deri në frymën e fundit, por që ishte dëshmitare edhe vrasjes së të shoqit.

Bashkëshortja e cila ndërsa u zbërthye tregoi edhe për një konflikt të vjetër me të cilin ishin lidhur familja e bashkëshortit. Për të cilin ajo ishte në dijeni që në krye të herës.

Previous Post

AKSHI “gostit” me 7 mln euro HORIZON-in e Ermal Beqirajt dhe Communication Progress

Next Post

Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

Next Post
Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kallëzimi i Ilir Metës për vjedhjen në selinë e PL, Prokuroria nis hetimet

Meta e ‘pëson’ pas intevistës televizive, nuk do i lejohen aktivitet sportive për 10 ditë në burg

June 11, 2025
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik droge

“The Wanted”, ekstradohet nga Greqia i riu – Video

June 11, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al