Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Yzedin Bozhaj “ha bukë” dhe në Kamëz, fut në xhep 2.5 milionë euro nga Rakip Suli

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Yzedin Bozhaj “ha bukë” dhe në Kamëz, fut në xhep 2.5 milionë euro nga Rakip Suli
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tender i zhvilluar nga Bashkia Kamëz, e drejtuar nga kryetari Rakip Suli, ka ngritur dyshime të forta për paracaktim të fituesit dhe abuzim me fondet publike. Bëhet fjalë për ndërtimin e fushës së sportit në Valias, si dhe ndërtimin e një godine bashkë me shkallët përkatëse.

Ky projekt, me një fond limit prej 221,499,465.83 lekësh të reja pa TVSH, ose rreth 2.6 milionë euro me TVSH, përfundoi duke u dhënë për një vlerë prej 204,997,591.00 lekësh pa TVSH, ose gati 2.5 milionë euro me TVSH. Kjo do të thotë se shuma e fituar përfaqëson 92.55% të fondit limit, një diferencë minimale që lë hapësirë për dyshime mbi procesin e përzgjedhjes së fituesit.

Tenderin e fitoi një grup kompanish, mes të cilave “Shendelli” në pronësi të Yzedin Bozhaj, “ASI-2A CO” në pronësi të Andrea dhe Astrit Gjikondaj, si dhe “ZDRAVA”, ku ortakë figurojnë Faik Sinanaj, Kastriot Sinanaj, Ylli Zdrava, Arben Zdrava dhe Dashnor Sinanaj.

Megjithëse në tender morën pjesë gjithsej gjashtë kompani, dy prej tyre nuk paraqitën asnjë ofertë ekonomike, ndonëse ishin regjistruar si pjesëmarrëse. Më e habitshmja është se një kompani tjetër ofroi një shumë mbi 500 mijë euro më pak se fituesit, por pavarësisht kësaj nuk u mor fare në konsideratë.

Ky fakt ngre dyshime të forta mbi mënyrën se si është zhvilluar tenderi dhe mbi mundësinë që fituesi ka qenë i paracaktuar që në fillim. Praktika e pjesëmarrjes formale të disa kompanive pa ofertë, ose skualifikimi i një konkurrenti që ka ofruar një vlerë më të ulët, është një skemë e njohur në rastet kur tenderët nuk zhvillohen në mënyrë të ndershme dhe transparente.

Në këtë rast, bashkia ka vendosur të mos zgjedhë ofertën më të leverdishme për fondet publike, por të favorizojë një grup të caktuar operatorësh ekonomikë. Kjo jo vetëm që dëmton konkurrencën dhe parimin e barazisë mes kompanive që marrin pjesë në prokurime publike, por gjithashtu ngre dyshime të mëdha për favorizime të paligjshme dhe shpërdorim të fondeve të qytetarëve.

Ndërkohë, ky nuk është rasti i parë kur në tenderët e zhvilluar nga Bashkia Kamëz ngrenë dyshime për parregullsi. Transparenca dhe drejtësia në prokurimet publike mbeten një problem serioz, ndërsa raste të tilla vazhdojnë të përsëriten pa një hetim të plotë nga institucionet përgjegjëse./JOQ

Tags: ASI-2A COkamezmaska.alRakip sulivjedhjeYzedin Bozhaj
Previous Post

Tarifat e Trump mund t’u kushtojnë eksportuesve shqiptarë të paktën 7 mln euro në vit

Next Post

Rama i jep kullë në mes të Vlorës skafistit që mbyti 28 shqiptarë në Otranto

Next Post
Rama i jep kullë në mes të Vlorës skafistit që mbyti 28 shqiptarë në Otranto

Rama i jep kullë në mes të Vlorës skafistit që mbyti 28 shqiptarë në Otranto

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al