Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Vrau 14-vjeçarin, por s’ka pendesë! Dëshmia e të miturit: U zumë se më pa keq! Thikën e kisha fshehur “diku”

Editor by Editor
November 20, 2024
in Uncategorized
0
Vrau 14-vjeçarin, por s’ka pendesë! Dëshmia e të miturit: U zumë se më pa keq! Thikën e kisha fshehur “diku”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani ka dhënë më shumë detaje për sherrin me bashkëmoshatarin, të cilit i mori edhe jetën. Mario Prelleshi, gjatë marrjes në pyetje nga efektivët e Policisë së Shtetit, është shprehur ka nisur vetëm për “një shikim”. Sipas tij, të dy ishin konfliktuar të premten për mënyrën sesi viktima po e shihte. Atë ditë e kishin lënë për t’u “sqaruar”, por ishin përplasur sërish të hënën brenda ambienteve të shkollës. Pas sherrit të ndodhur gjatë pushimit të gjatë, 14-vjeçari tregoi se të dy kishin thirrur shokët për të vazhduar përplasjen.

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi,”-tregoi ai. Por nuk tha asnjë fjalë kur u pyet nëse ishte penduar për faktin se i kishte marrë jetën një personi. Madje ka heshtur edhe kur është pyetur sesi e kishte futur thikën në shkollë. Për këtë pikë të marrjes në pyetje, është shprehur se e kishte fshehur diku afër shkollës.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ka ndodhur dy ditë më parë. Të rinjtë ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr. Viktima, Cani kishte kërkuar ndihmë nga shoku i tij, Luis Meçe, i cili nga një shkollë tjetër kishte shkuar tek “Fan Noli”. Kështu mes të treve nisi një konflikt që përfundoi me përdorimin e thikës. Tashmë, për ngjarjen, nesër në orën 11.00 është parashikuar një protestë që do të nisë nga shkolla “Fan Noli” dhe do të përfundojë tek Ministria e Arsimit.

Previous Post

Kishte konflikte për një borxh – Detaje nga atentati ndaj djalit të ish-gjyqtarit

Next Post

Euro 2027 me Serbinë/ Tifozat Kuq e Zi: Reagimet tona do të radikalizohen, jepini fund kësaj marrëzie

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pavarësia/ Kurti nesër në Vlorë! Nuk komenton mbi takimin me Ramën

Analiza: Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë?

June 7, 2025
Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjen me Serbinë, kush janë EMRAT surprizë

Formacionet zyrtare/ Ja si do të rreshtohet Shqipëria përballë Serbisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al