Bujar Nasufi, 56 vjeç, mbeti i vrarë te Pallati me Shigjeta në Tiranë. Nasufi u qëllua brenda mjetit të tij ku ndodhej me bashkëshorten.
Dyshohet se autori i vrasjes ka qenë vetëm një dhe i veshur me kapuç, për të fshehur identitetin. Autori ka qenë duke pritur viktimën në afërsi të vendit të ngjarjes.
Kanë qenë dy automjete, njëra e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që ka qenë duke u afruar në banesë.
Deri tani pista kryesore janë konfliktet në familje, pasi viktima rezulton pa precedent penal.