Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Vllaznia nis misionin titull, blutë testi i parë i madh

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Sport
0
Vllaznia nis misionin titull, blutë testi i parë i madh
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të sfidës së parë të “Final 4”, te Vllaznia atmosfera është më e ndezur se kurrë. Shkodranët do të përballen me Dinamon në një duel që në kampin kuqeblu konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Arsyeja është e qartë: bëhet fjalë për sfidën hapëse të fazës finale dhe një fitore do t’i jepte skuadrës së drejtuar nga Edi Martini një bonus të madh psikologjik dhe praktik në garën për titullin kampion.

Pikërisht për këtë arsye, fokusi te 9 herë kampionët e vendit është maksimal dhe çdo detaj po analizohet me kujdes në prag të këtij takimi vendimtar. Në Shkodër ekziston bindja se kjo përballje mund të përcaktojë shumë për vazhdimësinë e “Final 4”. Te Vllaznia janë të vetëdijshëm se nisja me rezultat pozitiv do të rriste ndjeshëm besimin e grupit dhe do të forconte pozitat e skuadrës në rrugën drejt titullit. Për më tepër, kuqeblutë kërkojnë të rikthejnë entuziasmin te tifozët e tyre pas një sezoni me ulje-ngritje, ku objektivi kryesor ka mbetur gjithmonë kurorëzimi kampion.

Nga ana tjetër, rivaliteti mes Vllaznisë dhe Dinamos në vitet e fundit është kthyer në një nga duelet më të forta të futbollit shqiptar. Për sezonin 2025-26, kjo do të jetë përballja e shtatë mes dy skuadrave, çka tregon qartë intensitetin dhe balancën që ka shoqëruar këtë rivalitet. Në katër ndeshjet e kampionatit, Vllaznia ka marrë dy fi tore të rëndësishme, 1-0 dhe 0-2, ndërsa Dinamo ka triumfuar 3-1. Një tjetër duel është mbyllur në barazim pa gola, duke dëshmuar edhe njëherë sa të luftuara kanë qenë sfidat mes tyre.

Po ashtu, dy ekipet janë ndeshur edhe në gjysmëfi nalet e Kupës së Shqipërisë, aty ku Dinamo arriti të eliminojë shkodranët. Pas barazimit 1-1 në kryeqytet, ishte sfi da e kthimit në Shkodër që vulosi fatin e kualifi kimit, me blutë që fi tuan minimalisht 0-1 dhe siguruan fi nalen. Një eliminim që ende nuk është harruar në kampin kuqeblu dhe që pritet ta bëjë edhe më të fortë dëshirën për hakmarrje sportive në “Final 4”. Në këto kushte, sfida e radhës premton emocione të mëdha dhe një betejë të fortë taktike në fushë.

Të dyja skuadrat e njohin shumë mirë njëra-tjetrën dhe diferencën mund ta bëjnë episodet apo detajet e vogla. Megjithatë, te Vllaznia besojnë se eksperienca, mbështetja e tifozëve dhe motivimi për të nisur me fi tore këtë fazë fi nale mund të jenë armët kryesore për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Previous Post

Evi Kokalari kërkon nga Gjykata e Tiranës të pezullojë zgjedhjet për kreun e PD

Next Post

Alarm nga inspektimet: Spitale të amortizuara dhe mbetje nëpër korridore

Next Post
Alarm nga inspektimet: Spitale të amortizuara dhe mbetje nëpër korridore

Alarm nga inspektimet: Spitale të amortizuara dhe mbetje nëpër korridore

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

October 19, 2026
Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al