Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Veliaj i jep 130 mijë euro tendera motrës së drejtoreshës së tij, abuzimet

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Veliaj i jep 130 mijë euro tendera motrës së drejtoreshës së tij, abuzimet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mirela Koçollari, vajza e ish-kreut të SHISH Irakli Koçollari, që sot në media shfaqet si studiues, është ish- Drejtoreshë e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit, ndërsa aktualisht mban postin e drejtoreshës së Promovimit në Bashkinë e Tiranës. Motra e Mirelës, vajza tjetër e Irakliut, Albana Koçollari rezulton se është themeluese e kompanisë “ANK Architecture”.

Bashkia e Tiranës ka qenë i vetmi institucion, që kompanisë ANK Architecture i ka dhënë tendera publik.

Më datën 13 dhjetor 2019, ende pa u bërë dy javë nga rënia e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, bashkia e Tiranës hapi me urgjencë një tender pa shpallje paraprake me negocim të drejtpërdrejtë për ekspertimin teknik të godinës së shkollës “Sami Frashëri”.

Tenderi kishte objekt: Ekspertizë për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti “Shkolla e mesme Sami Frashëri”.

Fondi limit i këtij tenderi ishte përcaktuar 4.1 milionë lekë, apo rreth 39 mijë euro pa tvsh.

Në datën 13 dhjetor, bashkia Tiranë njofton lidhjen e kontratës me operatorin ekonomik “ANK Architecture”, në pronësi të Albana Koçollarit, motrës së Mirela Koçollarit, në atë kohë me detyrë Drejtoreshë e Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Tiranës.

Ky tender, përtej dyshimit se i është dhënë një kompanie me lidhje të forta nepotike në bashkinë e Tiranës, është i dyshimtë edhe për shkak të mënyrës si është realizuar.

Objekti i tenderit është ekspertizë për vlerësimin e objektit të dëmtuar nga tërmeti, shkolla “Sami Frashëri”.

Bashkia e Tiranës ka anashkaluar Institutin e Ndërtimit, institucionin publik që kreu të gjitha ekspertimet teknike te godinave publike dhe private të dëmtuara nga tërmeti, duke përcaktuar edhe shkallën e dëmtimit.

Ngrihen pikëpyetje pse Bashkia e Tiranë zgjodhi të tenderonte dhe të kryente privatisht ekspertizën teknike të një godine të dëmtuar nga tërmeti, në një kohë që mund të kishte kursyer 50 mijë euro, duke kërkuar që ekspertizën ta kryente Instituti i Ndërtimit pa pagesë.

Hijet e dyshimit për abuzim me ekspertimin teknik ne shkollën “Sami Frashëri”, shtohen edhe më shumë.

Gjashtë muaj pasi me një procedurë të dyshimtë për ekspertim privat të godinës “Sami Frashëri” me kosto të larta financiare për buxhetin e bashkisë Tiranë, ERion Veliaj, i jep kompanisë së motrës së drejtoreshës së tij edhe tenderin për studimin dhe hartimin e projektit për gjimnazin “Sami Frashëri”.

Në datën 5 qershor 2020, kompania “ANK Architecture”, fitoi tenderin me vlerë rreth 35 mijë euro, për projektimin e godinës së re të shkollës “Sami Frashëri”. Tashmë i mbetet organeve ligjzbatuese, që të hetojnë këtë tender, për të zbardhur nëse ka shkelje apo jo.

Siç rezulton nga të dhënat e OPEN Data Albania, “ANK Architecture” ka fituar tre tendera me objekt studim dhe projektim godinash publike nga bashkia e Tiranës.

Në datën 5 qershor të vitit 2020, Bashkia e Tiranës dhe shoqëria “ANK Architecture”, lidhin marrëveshjen për tenderin me objekt: studim projektim për objektin ndërtimi I shkollës së mesme “Sami Frashëri”, Programi I rindërtimit.

Ky tender kapte vlerën e rreth 35 mijë eurove me TVSH. Këtu ngrihen disa pyetje, të cilat kërkojnë përgjigje:

Në datën 4 shkurt 2021, bashkia Tiranë dhe “ANK Architecture”, lidhin kontratën për tenderin me objekt: Studim projektim,për objektin: “Rikualifikim bllokut që kufizohet nga “Teodor Keko, Tom Plezha, Mikel Maruli dhe Loni Ligori, vlera e të cilit ishte rreth 37 mijë euro me tvsh.

Në total, kompania “Ank Architecture” e Albana Koçollarit, motrës së drejtoreshës së Promobimit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, ka përfituar rreth 130 mijë euro nga bashkia e Tiranës.

/Emisioni “Plug”

Previous Post

EMRI/ U mbyt në Durrës teksa po peshkonte, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i 40-vjeçarit

Next Post

Publikohen formacionet e derbit, ja si rreshtohen Partizani dhe Dinamo

Next Post
Publikohen formacionet e derbit, ja si rreshtohen Partizani dhe Dinamo

Publikohen formacionet e derbit, ja si rreshtohen Partizani dhe Dinamo

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të rinjtë në rrugë kundër rritjes së çmimeve, trazira në disa qytete të Gjermanisë

Të rinjtë në rrugë kundër rritjes së çmimeve, trazira në disa qytete të Gjermanisë

November 1, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al