Disa qytetarë kanë protestuar para Prokurorisë së Posaccme, ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është duke u pyetur nga prokurorët e SPAK.
Me pankarta në duar, qytetarët i drejtohen Veliajt si “Mashtrues 99-sh, hajdut, po të zënë hakat e Kombinatit”.
Veliaj po jep deklarime në lidhje me hetimin e regjistruar nga SPAK për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.