Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Varianti K/ Shtohen rastet me grip në Shqipëri, mjekët: Vendosni maskat!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Varianti K/ Shtohen rastet me grip në Shqipëri, mjekët: Vendosni maskat!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Italia, Greqia dhe vende të tjera në Evropë janë të alarmuara nga varianti K i virusit të gripit AH3N2, edhe në Shqipëri vijon të shihet një rritje e numrit të infeksioneve respiratorë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë javës së fundit janë raportuar 13,500 raste, por numri i të infektuarve pritet të jetë më i lartë, pasi jo të gjithë shkojnë tek mjeku.

“Nga 12,000 raste javën e kaluar, këtë javë kemi 13,500, pra ka një rritje,” u shpreh doktoresha Rovena Daja.

Varianti K i virusit të gripit ende nuk është izoluar në laborator, por ardhja e emigrantëve dhe lëvizjet e shumta për Krishtlindje dhe festat e fundvitit nuk e përjashtojnë praninë e tij në vendin tonë.

Ky situatë ka sjellë një rritje të numrit të pacientëve në spitale, disa me komplikacione më të rënda.

Për këtë arsye, epidemiologët këshillojnë, përveç vaksinimit, edhe përdorimin e maskave:

“Nuk ka vend për panik, por personat me sëmundje kronike, mbi 65 vjeç, si dhe të vegjlit duhet të vaksinohen dhe të mbajnë maska. Jemi lodhur nga maskat, por ato na mbrojnë nga gripi, RSV dhe COVID,” tha doktoresha Rovena Daja.

Komplikacionet e variantit të ri të gripit duket se kanë ndikuar në qasjen e shqiptarëve ndaj vaksinave.

Ekspertët e shëndetit publik bëjnë thirrje për vaksinim, pasi kjo frenon shtrimet në spital dhe ndihmon që gripi të kalojë me simptoma të lehta./Top Channel/

Previous Post

Masakër mjedisore në Zall-Herr, kamionët hedhin mbeturina dhe dhera

Next Post

Themelohet Shoqata e Prokurorëve, Gëzim Spahiu zgjidhet kryetar

Next Post
Themelohet Shoqata e Prokurorëve, Gëzim Spahiu zgjidhet kryetar

Themelohet Shoqata e Prokurorëve, Gëzim Spahiu zgjidhet kryetar

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensionet në protestën jashtë Kuvendit, policia shoqëron Adriatik Lapajn

Tensionet në protestën jashtë Kuvendit, policia shoqëron Adriatik Lapajn

September 8, 2026
Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi

Protesta para Parlamentit, qytetarët sulmojnë me vezë makinën e deputetes Gjuzi

September 8, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al