Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ulsi Manja paditet në Gjykatën e Lartë për tenderin 2 MLN euro të Burgut të të Miturve, favorizoi Bashkim Ulajn

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ulsi Manja paditet në Gjykatën e Lartë për tenderin 2 MLN euro të Burgut të të Miturve, favorizoi Bashkim Ulajn
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u kthye në “skenën e krimit” më 17 korrik 2025, në Mëzez të Tiranës, ku ka nisur ndërtimi i një burgu të ri për të miturit. Paralelisht në Gjykatën e Lartë vendosej data për gjyqin kundër institucionit të tij, të hapur nga tri kompani pikërisht për tenderin e burgut.

Duket sikur ministri shkoi aty për të varrosur dosjen e pambyllur, ku akuzohet haptazi për korrupsion në favor të një prej kompanive që ka pas oligarkun Bashkim Ulaj.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, duke inspektuar punimet në kantierin e Institutit të ri për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve, që po ndërtohet në Mëzez të Tiranës

Gjyqi që vazhdon prej dy vjetësh mes bizneseve dhe Ministrisë së Drejtësisë ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak (Dhomë Këshillimi) në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë. Tashmë është mësuar se në datën 2 tetor 2025 do të mbahet seanca ku palë paditëse janë shoqëritë “Rafin Company” shpk, “Ndregjoni” shpk, “Udha” shpk. I paditur në këtë gjyq është Komsioni i Prokurimit Publik, që drejtohej nga Jonaid Myzyri (tashmë i pandehur nga SPAK për korrupsion metenderat) dhe Ministria e Drejtësisë, që vazhdon të drejtohet nga Ulsi Manja.

Çfarë kërkojnë bizneset nga Gjykata e Lartë?

“Shfuqizimi i vendimit te Komisionit te Shqyrtimit te Ankesave, pranë Ministrisë së Drejtësisë Nr.6799/5, datë 19 dhjetor 2023”, shkruhet në padinë e 4 kompanive kundër Ulsi Manjës. Më tej kërkohet “Shfuqizimi i vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave datë 7 nëntor 2023 për Kualifikimin e ofertës së paraqitur nga Bashkimi i Operatoreve Ekonomik Shoqëria “4-AM & Shoqëria “Ed Construksion” sh.p.k, në procedurën e prokurimit “Procedure e hapur mbi kufirin e lartë monetar”, me Nr. REF-80277-09-18-2023, me objekt:” Ndërtimi i Institucionit për Edukim dhe Rehabilitim të të Miturve”, me fond limit 1,924,332,544 lekë (pa tvsh)”. Bëhet fjalë për tenderin e zhvilluar në datë 19 tetor 2023 në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Padia kërkon detyrimin e ministrisë të vijojë me hapat e tjerë të procedurës së prokurimit, që më tej e ka marrë në dorë Jonaid Myzyri, kryetari i KPP-së, që është shkarkuar nga SPAK.

Nga dosja mësojmë se kërkohet edhe shfuqizimi i vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik, nr. 489/2024, datë 10 maj 2024 për shkak se vjen në kundërshtim me ligjin.  Po ashtu, këmbëngulet në “Detyrimin e Komisionit të Prokurimit Publik të kryejë veprimet përkatëse në kthimin e vlerës 9,621,663 lekë në llogari të shoqërisë “RAFIN COMPANY” shpk, që janë paguar si tarifë për çështjen në KPP si dhe shpenzimet e tjera që kompanitë kanë bërë për shkak të kësaj padrejtësie.

Jonaid Myzyri favorizoi kompaninë e oligarkut

Komisioni i Prokurimeve Publike favorizon oligarkët kur shqyrton denoncimet për tenderat e mëdhenj. Këtë radhë nuk ka bërë përjashtim edhe interesi i ndërtuesit dhe manjatit të mediave Bashkim Ulaj. Bosi i “Gener 2”, televizionit A2 dhe i disa kompanive të tjera të ndërtimit, përfshirë “4 AM”, ka përfituar nga ministri Ulsi Manja kontratën e majme për  ndërtimin e burgut të miturve.

Një përshtypje të tillë të jep afera e ngritur mbi tenderin me objekt ‘Ndërtimi i Institucionit për Edukim dhe Rehabilitim të të Miturve”, me një fond limit 1,924,332,544 lekë të reja (pa TVSH). Siç shihet, gara për këtë tender është mbyllur duke shpallur fituese firmën “4 AM” e Bashkim Ulajt, e cila në letra ka pronar Ardit Metaliajn.

Në fazën e parë në tender kanë marrë pjesë 5 kompani, ku katër prej tyre u përjashtuan nga komisioni vlerësues menjëherë dhe fitues është shpallur bashkimi i kompanive “4 A-M” dhe “ED KONSTRUKSION” me pronar kryesor Alfred Ibrahimin.

Ministri Ulsi Manja e ka firmosur kontratën në mungesë të një konkurrence minimale. Menjëherë tenderi është denoncuar në KPP.

Më datë 6 dhjetor 2023, Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Rafin Company” SHPK & “Ndregjoni” SHPK & “Udha” SHPK ka dorëzuar ankesën me denoncimin publik se ky tender është dhuruar për “përfitime personale”. Pra është një denoncim i hapur për korrupsion, të cilin SPAK mund ta marrë të gatshëm dhe ta fusë në dosjen e Ulsi Manjës kur t’i vijë ora për ta hetuar.

Në ankesë ngrihen pretendime për mos përmbushje nga ana e bashkimit të operatorëve ekonomikë “4 AM” SHPK & “ED Konstruksion” SHPK, të kritereve. Sipas denoncuesit, firmat fituese nuk kanë paraqitur dokumentet në kohë dhe nuk kanë të deklaruar të gjithë stafin e nevojshëm që duhet për të kryer këtë shërbim. Gjithashtu, theksohet se Autoriteti Kontraktor i ka lejuar që t’i dorëzojnë dokumentet dorazi pas afatit.

“Haptazi dhe në shkelje flagrante të ligjit Komisioni i Vlerësimit të Ankesave ka favorizuar në këtë procedurë prokurimi me qëllim përfitime personale duke kualifikuar BOE “4- AM” shpk dhe “ED Konstruksion” SHPK pa plotësuar kriteret dhe pa dorëzuar dokumentacionin e kërkuar si dhe duke pranuar dokumente shtesë (fizikisht) jashtë afateve kohore të pranimit të dokumentacionit”, thuhet në ankesë.

Pas këtyre pretendimeve për shkelje të rënda dhe që cenojnë hapur konkurrencën, KPP ka gjetur “kohë” për këtë çështje vetëm pas 6 muajsh! Tani me siguri këto para ishin xhiruar në arkën e kompanisë së Ulajt dhe asgjë nuk kishte më efekt.

Gjithsesi shohim që më datë 10 maj 2024 është mbledhur komisioni për të shqyrtuar këtë çështje dhe nuk ka pranuar kërkesën duke e lejon Ministrinë e Drejtësisë të vazhdojë me procedurat.

Aktualisht, Jonaid Myzyri është në pritje të përfundimit të hetimeve të SPAK për korrupsion me tenderat, ndërsa Ulsi Manja nuk u rikonfirmua ministër në kabinetin “Rama 4”, por është deputet dhe shijon të mirat e pushtetit. Vendimi i vonuar i gjykatave, pavarësisht se si do të jetë, kontribuoi në mbështetje të ministrit dhe të oligarkut, që tashmë po vijojnë me projektin e burgut, pavarësisht se çështja ishte akoma në shkallët e gjyqësorit.

©️Copyright Gijotina.com

Tags: Bashkim UlajBurgu i te miturvetenderulsi manja
Previous Post

Rama propozon edhe martesat online: AI mund të thjeshtojë procesin

Next Post

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg ish-partneren e Safet Bajrit

Next Post
Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg ish-partneren e Safet Bajrit

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg ish-partneren e Safet Bajrit

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al