Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, flet vëllai i 40-vjeçarit: Ajo la ish-burrin të shtrirë të tokë

Editor by Editor
January 13, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE
0
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, flet vëllai i 40-vjeçarit: Ajo la ish-burrin të shtrirë të tokë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vëllai i 40-vjeçarit Gledian Hoxhallari, i cili u plagos me armë zjarri nga i dashuri i gruas së tij, është shprehur se gjendja e tij momentalisht është stabël.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, ai u shpreh se kërkon drejtësi për vëllain e tij, duke shtuar se djali i ish-çiftit, që ndodhej në vendngjarje, është marrë në pyetje në praninë e psikologëve.

Vëllai i të plagosurit shtoi se “nuk e di kush është ajo nënë që lë fëmijën në rrugë dhe lë ish-bashkëshortin të shtrirë duke e ditur të vdekur e ikën me të dashurin”.

“Momentalisht gjendja e tij është e qetë. Në praninë e psikologëve e ka dhënë dëshminë djali. Unë nuk e di kush është ajo nënë që lë fëmijën në rrugë dhe lë ish-bashkëshortin të shtrirë duke e ditur të vdekur e ikën me të dashurin. Unë jam vetë prind e nuk mund të braktis kurrë fëmijën. Kërkoj drejtësi për tim vëlla”, tha ai.

NGJARJA

40-vjeçari, Gledian Hoxhallari dhe ish-bashkëshortja e tij, Melisa Hoxhallari mësohet se prej 3 muajsh kishin hyrë në një poçes divorci. Në seancat e para gjyqësore është vendosur edhe një lloj kalendari në lidhje me mbajtjen e fëmijës, konkretisht të djalit 9 vjeç të çiftit. Gjykata ka vendosur që deri sa të përfundojë divorci, djali do të qëndronte ditën me të atin dhe në mbrëmje me nënën.

Të dielën, përgjatë gjithë ditës fëmija ka qëndruar me të atin dhe në darkë Hoxhallari ka telefonuar nënën e djalit dhe ka vendosur ta priste në një bar në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në Fier.

Gruaja ka ardhur të marrë të birin bashkë me të dashurin e saj, thotë policia dhe sapo janë takuar, kanë nisur sherrin për kujdestarinë e djalit, i cili ka qenë i pranishëm në të gjithë skenën e sherrit. Pas debatit të ashpër, i riu që më pas u identifikua si Klement Beqaj, 25 vjeç, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi Hoxhallarin duke e lënë të plagosur në lokal.

Autori i krimit ka ikur bashkë me 29-vjeçaren Melisa Hoxhallari duke e lënë fëmijën në lokal me të atin e plagosur. Në fakt policia njoftoi menjëherë që e ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe se ishte vënë në ndjekje të tij, por ai ende nuk është vënë në pranga. Nga sa u mësua më vonë nga policia, që ka marrë edhe dosjen e divorcit të çiftit, bëhet me dije se Melisa e kishte kallëzuar më herët ish-bashkëshortin e saj për dhunë dhe se ndaj saj ekzistonte një urdhër mbrojtjeje, por ende nuk dihet se si është lënë që ata të takoheshin nga gjykata, ndonëse ndaj saj ishte lëshuar një urdhër. Sipas të dhënave të policisë së Fierit, mësohet se djali i vogël tashmë është në duart e gjyshërve të tij nga ana e të atit, ndërsa Klementi dhe Melisa janë të shpallur në kërkim për një sërë akuzash.

Sipas policisë, u mësua se ditën e mërkurë për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme!

Previous Post

GJKKO lë në burg Kreshnik Farrukun

Next Post

Greqia nuk lejon kalimin e mjeteve të rënda, autobusët dhe kamionët presin në doganën e Kapshticës

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A është e paligjshme veshja me bluza apo flamuj të UÇK-së në stadiume? Një sqarim ligjor mbi të drejtën e shprehjes dhe simbolet kombëtare

A është e paligjshme veshja me bluza apo flamuj të UÇK-së në stadiume? Një sqarim ligjor mbi të drejtën e shprehjes dhe simbolet kombëtare

June 8, 2025
I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

June 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al