GJKKO rëndoi akuzat ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke e akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Të njëjtën akuzë GJKKO ka ngritur edhe për ish-zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
Ky i fundit kur është njohur me rëndimin e akuzës në sallën e gjyqit, ka humbur ndjenjat.
Gjatë seancës, teksa dëgjonte që t’i rëndohej akuza, ish-ministri Beqaj pyeti: Më ngritët një akuzë tjetër, po ku janë lekët?
Kjo ka bërë që seanca gjyqësore të shtyhet për në 9 janar për t’ju lënë kohë avokatëve qe të japin qëndrimet e tyre mbi sugjerimin e gjykatës për rikualifikimin e veprës penale.