Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U krijua nga Arben Pëllumbi i PS/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
U krijua nga Arben Pëllumbi i PS/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kohë kur situata energjitike në Shqipëri vijon të jetë shumë problematike, e konfirmuar kjo edhe nga shkëputjet e shpeshta të dritave këtë verë, sidomos në zonat turistike, institucionet që menaxhojnë fondet më të mëdha publike për këtë sektor jetik, vijojnë të shpenzojnë miliarda lekë, që nuk u duket aspak efikasiteti.

Në fillim të këtij Gushti, kur vëmendja e opinionit publik ishte e ndarë mes zjarreve që përfshijë vendin nga Veriu në Jug dhe pushimeve verore, Drejtoria e Tensionit të Lartë, pjesë e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), është angazhuar për t’i bërë një “dhuratë” të shtrenjtë kompanisë “Ferro Beton & Construction”.

Në foto: Drejtori i OSSH, Blendian Dalipi

Dhurata e majme është një tender me fond limit 599 milionë lekë të reja ose plot 6 milionë euro. Procedura është zhvilluar “urgjent”, me një afat vetëm dy-javor. Një nxitim tepër i madh, për një shumë akoma më të madhe, që ngre dyshime për mënyrën se si përdoren fondet për “emergjencat energjitike” në vend.

Tenderi 6 mln euro

Në 21 Korrik 2025, shpallet tenderi me objekt “Ndërtim i linjës 35kV N.St 220 kV Elbasan – Mjekës – Cerruje – Gramsh”.

Fondi limit për këtë tender u caktua 599.983.516 lekë të reja dhe burimi i financimit ishte nga të ardhurat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, një strukturë në varësi të Belinda Ballukut dhe e administruar nga Blendian Dalipi. Procedura tenderuese është ndjekur nga Drejtori i Tensionit të Lartë, Olsi Ngjela.

Afati për dorëzimin e ofertave nga kompanitë e interesuara ishte vetëm 14 ditë dhe gjithçka duhej të mbyllej në datën 5 gusht të këtij viti.

Në foto: Rezultatet e tenderit 6 mln euro të OSSH

Dokumentat e konsultuar tregojnë se në këtë garë “urgjente” morën pjesë vetëm dy operatorë ekonomikë. Në përfundim, tenderi shkoi për “Ferro Beton & Construction Co” shpk, e cila paraqiti ofertën 587.699.112 lekë të reja. Llogaritë e shpejta tregojnë se kompania ka fituar tenderin 6 milionë euro me një ofertë vetëm 100 mijë euro më të ulët se fondi limit.

Shoqëria fituese, “Ferro Beton & Construction Co” është një kompani me objekt përpunim betoni e punime ndërtimore, e themeluar në vitin 2002. Ortaku themelues i saj ka qenë Arben Pëllumbi, aktualisht deputet në largim i Partisë Socialiste.

Pëllumbi ka qenë për disa vite aksioner kryesor i “Ferro Beton”-it, deri në largimin e tij, në vitin 2008. Shoqëria ka pasur lëvizje të aksionerëve ndër vite. Aktualisht, ajo është në pronësi të biznesmenëve Ilir Shtufi dhe Mark Luli, një dyshe që shfaqet shpesh si fitues në tenderat e fuqishëm qeveritarë, si edhe në lejet e ndryshme të ndërtimit.

/Boldnews.al/

Tags: Ferro BetoniIlir ShtufiOSSHtender
Previous Post

Katari reagon ashpër: Sulmi frikacak izraelit shkel të gjithë ligjin ndërkombëtar

Next Post

EMRAT e kabinetit të ri “Rama 4” – Lista që po qarkullon në rrjet

Next Post
EMRAT e kabinetit të ri “Rama 4” – Lista që po qarkullon në rrjet

EMRAT e kabinetit të ri "Rama 4" - Lista që po qarkullon në rrjet

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al