Policia ka identifikuar viktimën që u gjet në Rrugën e Kombit.
Sipas policisë, shtetasi E.N., 49 vjeç dyshohet të ketë humbur jetë disa muaj më parë. Shkak ka qenë një aksident rrugor.
“Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor”, njofton policia.