Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në Petrelë.
“Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.