Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Turne me katër skuadra joeuropiane, ja ku mund t’i luajë Shqipëria miqësoret e muajit mars

Editor by Editor
December 26, 2023
in Sport
0
Turne me katër skuadra joeuropiane, ja ku mund t’i luajë Shqipëria miqësoret e muajit mars
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi dy pistat e Zvicrës dhe Turqisë kanë rënë për momentin, Kombëtarja shqiptare mund të përfundojë në Algjeri për të zhvilluar ndeshje miqësore në muajin mars.

Bëhet fjalë për dy takime miqësore dhe me kombëtare joeuropiane. Pjesë e këtij turneu me katër ekipe, flitet se do të jetë Algjeria që do të presë të gjitha ndeshjet, Afrika e Jugut, Bolivia, si edhe Shqipëria. Me kombëtaren algjeriane, Shqipëria është ndeshur dhe dy herë të tjera, në takime miqësore të vitit 1964 dhe 1976, një barazim dhe një fitore. Ndërkohë me Afrikën e Jugut dhe Bolivinë nuk jemi përballur asnjëherë në historinë tonë.

TURNEU- Shqipëria do të nisë përgatitjet e para në muajin mars, aty ku datat e FIFA-s e lejojnë që të zhvillojë ndeshje miqësore. Fillimisht në media u përfol për dy takime, me Turqinë dhe Zvicrën, por këto pista u zbehën për shkak se të dyja kombëtaret kishin axhendën e tyre dhe nuk u gjet gjuha e përbashkët mes dy federatave. Kështu FSHF-ja vijoi punën për të gjetur kundërshtarë të tjerë. Sipas mediave algjeriane, ka qarkulluar një lajm ku thuhet se në muajin mars do të organizohet një turne me katër skuadra, i cili do të mbahet në Algjeri. Ky shtet ka infrastrukturën e duhur për të pritur një turne të tillë, pasi edhe stadiumet janë të një kapaciteti të lartë dhe modern.

Katër kombëtare gjithsej: Shqipëria, Algjeria, Afrika e Jugut dhe Bolivia. Dy ndeshje për çdo kombëtare me një short të hedhur ku caktohen përballjet dhe fituesit kalojnë në finale, ndërsa humbësit luajnë një takim me tyre për vendin e tretë dhe të katërt. Dy ndeshje këto që mund të vlejnë shumë për stafin e Kombëtares shqiptare që do të punojë edhe njëherë nga afër me të gjithë futbollistët aktualë, apo edhe ndonjë emër të ri që mund të afrohet, përpara Europianit 2024. Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare dhe të konfirmuar nga FSHF, edhe pse në rrjetin social “X”, në mediat algjeriane qarkullon ky lajm./P.sport

Previous Post

Çfarë po ndodh? Hakerat sulmojnë edhe faqen e Kuvendit të Shqipërisë: Deputetët e korruptuar do të shkatërrohen së shpejti

Next Post

Misteri/ Gjenden të pajetë në banesën e tyre nëna me 4 fëmijët e saj, në kërkim…

Next Post
Misteri/ Gjenden të pajetë në banesën e tyre nëna me 4 fëmijët e saj, në kërkim…

Misteri/ Gjenden të pajetë në banesën e tyre nëna me 4 fëmijët e saj, në kërkim…

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

July 7, 2025
Nga “Bolv Oil” te “Albstar”, “Simmons” dhe “Phoeni”/ Kush janë të zhyturit në skandalin e “Bankers”?

Nga “Bolv Oil” te “Albstar”, “Simmons” dhe “Phoeni”/ Kush janë të zhyturit në skandalin e “Bankers”?

July 4, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zhdukja e Eraldo Muçit, zbardhet dëshmia e nënës së tij: Djali im ishte shok me Sançon

Zhdukja e Eraldo Muçit, zbardhet dëshmia e nënës së tij: Djali im ishte shok me Sançon

July 8, 2025
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar

28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar

July 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al