Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Turizmi në kilometrin e fundit të virgjër

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Turizmi në kilometrin e fundit të virgjër
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Turizmi vlerësohet si një burim i pashtershëm, në realitet fitimet në një pjesë të madhe dalin jashtë vendit. Të presësh miliona vizitorë nuk është e njëjta gjë me të pasurit një ekonomi të zhvilluar.

Në letra dhe në shumë media, pasqyrat e turizmit në Shqipëri vezullojnë si një mrekulli ekonomike. Rreth 12 milionë vizitorë kanë hyrë nga aeroporti apo kanë kaluar kufijtë tokësorë. Për një vend me më pak se 3 milionë banorë, ky është një fluks gjigant. Por, pas fasadës së plazheve të mbushura dhe hoteleve të reja që mbijnë si kërpudha, fshihet një e vërtetë e hidhur ekonomike: Shqipëria shet shumë, por fiton pak.

Diferenca me të tjerët për të ardhurat nga turizmi është që për çdo 100 euro të gjeneruara nga turistët në Itali mbeten 85% të të ardhurave, ndërsa në Shqipëri rreth 65%, dhe shpesh edhe më pak në terma realë. Ky është një fenomen i njohur në ekonomi si “rrjedhja ekonomike” (economic leakage).

Pse Italia mban në ekonominë lokale 85 euro për çdo 100 euro të shpenzuara nga një turist, ndërsa Shqipëria jo? Përgjigjja qëndron te “zinxhiri i furnizimit”.

Kur një turist darkon në një resort në bregdetin e Puglias, vera është lokale, vaji i ullirit është nga rajoni, mobiljet e hotelit janë prodhuar në Itali, dhe fitimet mbeten në llogaritë e bizneseve vendase. Në Shqipëri, zinxhiri është i shqyer. Një hotel në bregdet ndërtohet me materiale të importuara. Ushqimi që u shërbehet turistëve—nga mishi e deri te frutat—është në një përqindje shumë të lartë nga importi. Kur turistët konsumojnë produkte të importuara, paratë e tyre thjesht bëjnë një kalim të shpejtë në Shqipëri dhe rikthehen jashtë për të paguar furnizuesit e huaj.

Për sa kohë sektori i bujqësisë dhe prodhimit nuk integrohen me atë të turizmit, vlerat e shtuara do të jenë minimale.

Për më tej, Shqipëria po përdor modelin e “shfrytëzimit ekstraktiv”. Ajo po shet asetet e saj më të çmuara natyrore, pasuri që nuk kthehen më, si bregdetin, malet dhe peizazhin, me 1 euro, ose në rastin më të mirë me çmim shumice.

E për më shumë, dymbëdhjetë milionë turistët “hipotetikë” apo realë, sjellin me vete dhe një kosto të fshehtë të madhe. Ata konsumojnë të mira publike si energjinë, shëndetësinë, policimin, ndihmën e parë dhe ato të shpëtimit, ujin e pijshëm, rëndojnë trafikun, dhe gjenerojnë mijëra tonë mbetje. Këto kosto infrastrukturore dhe mjedisore paguhen pothuajse vetëm nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Fitimi që ata lënë pas për këto të mira publike është inekzistent dhe faktikisht shoqëria shqiptare i subvencionon pushimet e tyre, në vend që të fitojë nga ata, por sidomos të atyre turistëve elitarë, që qëndrojnë në hotele me TVSH 6% dhe me taksa minimale fitimi, e jo vetëm të turistëve që shpenzojnë pak para.

Kur flitet për investime gjigante, si plani potencial prej 4 miliardë dollarësh në Zvërnec nga investitorë strategjikë ose jo, qeveritë zakonisht bëjnë gati shampanjën. Injektimi i kapitalit krijon vende pune në fazën e ndërtimit dhe rrit PBB-në në afatshkurtër. Por a sjell ndryshim thelbësor në mirëqenie?

Ekonomia e zhvillimit ka një term për këtë: turizmi i enklavave. Këto janë resorte luksoze, të izoluara, që funksionojnë si një ekosistem më vete. Turistët vijnë nga aeroporti drejt e në resort. Aty hanë, pinë, dhe argëtohen. Resortet zakonisht menaxhohen nga rrjete ndërkombëtare, fitimet shkojnë në llogaritë e korporatave të huaja. Shqiptarëve u mbeten kryesisht punët e nivelit të ulët: pastrues, banakierë, dhe roje sigurie dhe si më sipër paguajnë taksat për infrastrukturën lokale dhe kombëtare. Madje dhe këtu konkurrenca është e fortë me punëtorët emigrantë, të cilët ato para që mund të kursejnë i dërgojnë në familjet e tyre.

Për shkak se shumë investitorë të huaj të mëdhenj të quajtur fillimisht seriozë dhe strategjikë u panë se nuk paguanin fare ose vetëm një minimum taksash në Shqipëri, qeveritë shqiptare deklaruan publikisht se do të shkëpusnin lidhjet me “kompanitë guackë” në projektet publike dhe strategjike (mbështetur në Ligjin Nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”). Megjithatë, struktura e projektit të Zvërnecit dëshmon të kundërtën. “ZSAD” nuk zotërohet drejtpërdrejt nga emra të njohur globalë, por përmes një trusti offshore në Holandë, pronarët në letra janë individë të panjohur që shërbejnë si presta nome.

Në Evropë, investime të tilla miliardëshe kanë tjetër standard. Në Greqi, mega-projekti “The Ellinikon” (8 miliardë euro) po zhvillohet nga Lamda Development, një kompani transparente e listuar në Bursën e Athinës. Në Kroaci, resortet gjigante ndërtohen nga grupe publike si Valamar Riviera. Çdo qindarkë auditohet. Në Shqipëri, “offshore-i” shërben për qëllime të tjera. Siç zbuloi një investigim i BIRN, kjo guackë holandeze dyshohet se u ngrit për të fshehur aktorë lokalë me rekorde problematike, përfshirë biznesmenë të akuzuar për tjetërsim pronash dhe ish-zyrtarë të rënë në veting.

Shumë njerëz të zakonshëm e politikanët kur janë në pushtet e konsiderojnë natyrën e virgjër si “të pavlerë” nëse mbi të nuk hidhet beton. Por ka dhe tjetër realitet tjetër:

Ne kemi një vijë bregdetare relativisht të shkurtër, rreth 370 ose 450 km nëse llogariten dhe lagunat. Nga këto, 70% – 80% i bregdetit ranor është tashmë i mbuluar nga ndërtimet. Hapësira Pishë Poro – Zvërnec përbëhet nga 14 deri në 15 kilometrat e fundit të vijës ranore tërësisht të paprekur në Adriatikun shqiptar. Të ndodhura dhe në grykëderdhjen e lumit të fundit të virgjër në Evropë, është një mjedis i mbrojtur me vlera të larta dhe unik. Projekti i Zvërnecit synon pikërisht betonimin e kësaj pasurie të fundit ekologjike. Të dorëzosh edhe 15 kilometrat e fundit të natyrës origjinale për resorte, nuk është zhvillim, është falimenti final i kapitalit natyror të vendit.

Italia: Ka një vijë bregdetare prej rreth 7,500 km. Sipas të dhënave mjedisore, mbi 51% e saj, rreth 3,825 km është tashmë tërësisht e urbanizuar dhe betonizuar, ndërsa rreth 49%, rreth 3,675 km ka mbetur hapësirë e mbrojtur ose gjysmë-natyrale.

Holanda (Ironia e Zemrës së Gjelbër): Vendi ku është regjistruar guacka offshore e projektit të Zvërnecit, është një nga vendet me dëndësinë më të lartë të popullsisë në Evropë. Presioni për të ndërtuar për turizëm apo banim është i jashtëzakonshëm. Megjithatë, shoqëria dhe qeveria holandeze e krijoi dhe e mbron me ligje të hekurta “Groene Hart” (Zemrën e Gjelbër)—një oaz masiv natyror dhe bujqësor prej 180 mijë Ha mes qyteteve kryesore—dhe shpenzojnë miliarda euro në projekte të “rikthimit të natyrës” (nature restoration), pasi e kanë kuptuar se qytetet pa hapësira të egra natyrore humbasin vlerën e tyre ekonomike dhe jetësore, por mbi të gjitha humbasin cilësinë e jetesës.

Shumë vende tani po përballen me koston e “mbingopjes” turistike. Ata që vendosën moratoriume ndaj betonit—si ishulli i Menorcës në Spanjë, apo zona si Val d’Orcia në Itali—tani diktojnë çmimet më të larta të turizmit lokal në tregun global. Ata e kuptuan se natyra e egër është aseti më i rrallë dhe më fitimprurës në Evropë.

A kanë sjellë ndryshime investimet e deritanishme turistike? Janë krijuar biznese të reja dhe ato kanë ulur disi papunësinë dhe rritur investimet. Por, të dhënat tregojnë se ritmet e emigrimit dhe varfëria mbeten të larta. Kjo ndodh sepse turizmi ekstraktiv nuk prodhon mjaftueshëm “vlerë të shtuar” për të mbajtur ekonomi të qëndrueshme e fitimprurëse gjatë gjithë vitit.

Nëse Shqipëria nuk kalon nga sasia te cilësia, nga numri i turistëve, te sasia e parave që mbeten në ekonominë lokale e sidomos fermerët lokalë e agropërpunimin, nuk kalon nga shkatërrimi i natyrës, pyjeve, e peizazhit këto edhe prej paketës së maleve, te mbrojtja me fanatizëm e asaj pak natyre të mbetur, ajo do të përfundojë si shumë vende në zhvillim: me plazhe të betonuara, mjedis të shkatërruar, dhe me një shoqëri të dëshpëruar, gjithmonë gati për ikje, që e shikon të ardhmen dhe pasurinë e vendit t’i ikë nga duart drejt llogarive offshore.

Zhvillimi i vërtetë kërkon diversifikim. Një ekonomi e shëndetshme nuk mund të mbështetet vetëm te punësimi sezonal, enklavat turistike, sado të mëdha këto, dhe shërbimet bazike të hotelerisë. Ai kërkon industri prodhuese, një sektor bujqësor e agropërpunues të fuqizuar e me standarde europiane që plotëson nevojat e tregut dhe zvogëlon importet, si dhe zhvillimin e shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar. Përndryshe, pa këto tre shtylla, Shqipëria do të mbetet thjesht një destinacion kalimtar për turistët, ashtu si për paratë e tyre dhe jo një shtëpi me mirëqenie reale për qytetarët e saj.  /Monitor

Tags: kilometrin e fundit të virgjërturizmi
Previous Post

Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë

Next Post

“Po përballemi me çështje gjithnjë e më komplekse”, kreu i SPAK kërkon mbështetje më të madhe buxhetore

Next Post
“Po përballemi me çështje gjithnjë e më komplekse”, kreu i SPAK kërkon mbështetje më të madhe buxhetore

“Po përballemi me çështje gjithnjë e më komplekse”, kreu i SPAK kërkon mbështetje më të madhe buxhetore

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al