SPAK dhe GJKKO i janë drejtuar me një shkresë Ministrisë së Brendshme dehe Policisë së Shtetit. lidhur me tubimin e mbështetësve të Erion Veliajt para godinës së SPAK.
Në shkresë, të dyja institucionet e drejtësisë vënë në dukje se mbështetësit kanë cenuar institucionin dhe kanë intimiduar punonjësit.
Tubimi u mbajt ditën kur Veliaj u paraqit në GJKKO për t’u njohur m masën e sigurisë “arrest në burg”. Punonjës të administratës dhe simpatizantë socialistë, u mblodhën para godinës së SPAK për të kërkuar lirimin e kryebashkiakut.
Madje, mbështetësit nuk lejuan as furgonin e Drejtorisë së Burgjeve të kalonte rrugën.
I pyetur nga gazetarët para seancës plenare se pse nuk kishte ndërhyrë policia, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, u shpreh se ishte një protestë e pa njoftuar.