Saturday, July 5, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

TRONDIT Murseli: Liridona më tradhtoi në Suedi! E kam parë me sytë e mi

Editor by Editor
January 27, 2024
in KRONIKE, KRYESORE
0
TRONDIT Murseli: Liridona më tradhtoi në Suedi! E kam parë me sytë e mi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Naim Murselit, i cili ndodhet në burg pasi dyshohet se urdhëroi vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj ka dëshmuar para hetuesve detaje të reja nga krimi. Ndonëse deri në këtë pikë të hetimeve janë zbardhur dëshmi kontradiktore të tij, ai dje pretendoi se Liridona e tradhëtonte në Suedi dhe se ka qenë dëshmitar i takimeve të saj, por nuk i kishte thënë gjë. Po ashtu ai ka treguar se e gjithë kjo ka ardhur si shenjë hakmarrjeje nga Liridona pasi ajo dyshonte se ai e tradhëtonte për shkak të disa SMS-ve që kishte parë. Më tej në dëshminë e dhënë para hetuesve ai ka rrëfyer versionin e tij për organizimin e vrasjes duke mohuar akuzat për krimin e rëndë.

Pas dëshmisë së Murselit, ka reaguar vëllai i të ndjerës, Liridona Ademaj. Leonard Ademaj shkruan në një postim në rrjete sociale se janë njohur me dëshminë e ish-kunatit të tij, por nuk ka dashur ta komentojë për shkak të sekretit hetimor. Ai shprehet se kanë besim tek prokuroria dhe se drejtësia do të triumfojë.

Dëshmia:

Në ditën kritike unë isha në Gjakovë për punë personale dhe rastësisht jam takuar me Granitin ku Kushtrimi i ka treguar se ku do te takohemi. Ne jemi takuar në Kramovik në rrugë dhe ai ishte kthyer tek vendi i punës dhe ai ka parkuar automjetin e tij ne atë lokacion te pompa Eko ku punonte dhe ka vazhduar me mua me veturën time Land Rover me targat 07-669-CM ngjyrë e zezë, ku së bashku jemi nisur në drejtim të restorant Liqeni i Dukagjinit, por gjatë rrugës goma e veturës m’u dëmtua dhe vazhduam për ta gjetur një gomister për ta rregulluar gomën, ku në afërsi të Dujakës hasëm në një autolarje dhe mekanik i fshatit i cili na ndihmoi për ta rregulluar gomën.

Personi i cili na ndihmoi e pyeti Granit Plava nëse është i interesuar për armë dhe ai i thotë ‘po vetëm dua ta shoh fillimisht’. Dhe i pëlqeu, por nuk kishte para me vete dhe m’i kërkoi mua dhe unë ia dhashë 250 euro aq sa edhe ka kushtuar arma, nga aty pasi u rregullua goma më telefonon bashkëshortja dhe më tregon se ka mbërrit në Prishtinë pa dijeninë time.

Unë nisem në drejtim të Prishtinës së bashku me Granitin, por gjatë rrugës Graniti më kërkoi ta dërgoja në fshatin Kralan ku kishte për të marrë një veturë. Dhe, ndaras kemi vazhduar për në Prishtinë, ku ai me ka ndjekur mbrapa deri në afërsi të shtëpisë time, ku jemi barazuar me vetura dhe më ka thënë se unë tash e di çka bëj.

Në afërsi të shtëpisë, Graniti doli i maskuar në rrugë me armë të drejtuar drejt nesh. Edhe pse isha ne dijeni për prezencën e tij unë asnjëherë nuk kam besuar në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime për vrasje.

I shokuar kam ndaluar, i kam çuar duart lart dhe i kam thënë bashkëshortes jepja krejt çfarë të kërkon dhe në një moment unë kam hapur derën time, pastaj derën e fëmijëve duke i thënë edhe bashkëshortes të largohet nga vetura. Në momentin që jemi larguar disa metra, kam dëgjuar një krismë por pa e parë se çfarë ndodhi

Një problem familjar ku kanë dal në shesh disa SMS-a me një të afërt. Këta SMS-a ia kanë dërguar bashkëshortes sime dhe kjo e ka rënduar tej mase lidhjen tonë martesore.

Pas kësaj ngjarje, presioni dhe kontrolli ndaj meje është shtuar ku unë kam kërkuar ndarjen, mirëpo kategorikisht bashkëshortja nuk ka pranuar dhe në një ndejë në Malmo të Suedisë, bashkëshortja më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty.

Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi, mirëpo nuk ia kam shprehur në asnjë moment. Kjo ngjarje sigurisht që më ka rënduar dhe ndikuar në raportin tonë. Unë si bashkëshort të gjitha kushtet ia kam plotësuar dhe kam dashur që ajo të jetë e lumtur.

Previous Post

Kujtimi i viktimave të Holokaustit dhe i viktimave të tragjedisë çame!

Next Post

Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, pranga 44-vjeçarit në Korçë. Në automjet iu gjetën… pesë emigrantë (EMRI)

Next Post
Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, pranga 44-vjeçarit në Korçë. Në automjet iu gjetën… pesë emigrantë (EMRI)

Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, pranga 44-vjeçarit në Korçë. Në automjet iu gjetën… pesë emigrantë (EMRI)

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Telefoni në qelinë e Laert Haxhiut/ Pushohen nga puna drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë

Telefoni në qelinë e Laert Haxhiut/ Pushohen nga puna drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë

July 5, 2025
“Një bombë do të shpërthejë brenda 10 minutash”/ Mesazhi që alarmoi Kosovën

“Një bombë do të shpërthejë brenda 10 minutash”/ Mesazhi që alarmoi Kosovën

July 5, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al