Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tritoli në Shkodër/ Dyshohet se ishte paralajmërim për të birin, ja aktiviteti i tij

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tritoli në Shkodër/ Dyshohet se ishte paralajmërim për të birin, ja aktiviteti i tij
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i regjistruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm tek porta e oborrit të banesës së shtetases Frida Sala, 62 vjeçe, në Shkodër.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pista kryesore ku po hetohet është aktiviteti i djalit të vogël të 62-vjeçares, Dori Sala. Ky i fundit ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikte me askënd dhe se punon në një kompani interneti.

Por, Policia e Shkodrës ka dyshime se Dori Sala është i përfshirë në një kompani bastesh sportive online, ku dyshohet se është menaxheri i serverave të internetit të kompanisë.

Sipas hetimeve, vendosja e tritolit në derën e banesës dyshohet të ketë qenë një paralajmërim që ai të mos merret më me këtë aktivitet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 të së hënës, në lagjen “Tom Kola”, pranë Shkollës Pyjore. Në momentin kur është hedhur ekspozivi brenda banesës ka qenë 62-vjeçarja së bashku me djalin dhe bashkëshortin.

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, pronarja e banesës Frida Sala ka deklaruar se kur ndodhi shpërthimi ishin zgjuar dhe po bëheshin gati për të ngrënë vaktin e syfyrit duke qenë se agjërojnë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ku është shkatërruar porta kryesore, dera e banesës, muret dhe dritaret janë thyer dhe një automjet që ndodhej i parkuar është dëmtuar.

62-vjeçarja Frida Sala punon në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ku peshon mallrat që hynë e dalin në doganë. Në dëshminë e dhënë ajo ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Gjithsesi, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Frida Sala del në pension për pak muaj dhe policia për momentin nuk e lidh ngjarjen me punën e saj.

Policia ende nuk e ka identifikuar autorin, i cili i filmuar nga kamerat e sigurisë ishte me motor dhe skafandër në kokë.

Previous Post

Emri/ Trafikonin armë, mes të arrestuarve edhe një efektive e Burgjeve

Next Post

Kompania e inceneratorit të Tiranës i dha 1.6 mln euro agjencisë turistike të një mashtruesi

Next Post
Kompania e inceneratorit të Tiranës i dha 1.6 mln euro agjencisë turistike të një mashtruesi

Kompania e inceneratorit të Tiranës i dha 1.6 mln euro agjencisë turistike të një mashtruesi

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al