Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dritan Agolli i ndan paratë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit në një dore të vogël biznesmenësh që i favorizon në procedurat e prokurimit. Dy prej tyre të vecuar së fundmi, janë Refit Hyseni dhe Erjon Kërri. Herë është njëri përfaqësues i këtij partneriteti, herë tjetri. Së fundmi, para Kishtlindjes, Dritan Agolli u ka dhënë projektin për rikosntruksionin e tregut të qytetit të Vlorës.

Prokurimi ka si objekt “Investime për infrastrukturën e tregtare në zona model zhvillimi, etj. Faza III Rajonet 3&4: Rikualifikimi urban në zonën e tregut të hapur të qytetit të Vlorës – Faza 1”. Fondi limit i përcaktuar për projektin është 150,788,542 lekë pa TVSH, që paguhen nga buxheti i shtetit.

Tenderi me “Flamur të kuq” korrupsioni

Në tenderin e mbajtur më 26 nëntor 2025 kanë marrë pjesë 10 operatorë konkurues. Megjithatë komisoni i Agollit e ka kthyer tenderin në farsë duke eliminuar konkurrencën.

“Skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu e klasifikon Open Data Albania tenderin e Agollit për fasadën e tregut të Vlorës.

Tenderi është shënuar me “Flamur të kuq” që sinjalizon riskun e korrupsionit. Konkretisht, më 16 dhjetor 2025, kompania “MODESTE” shpk me pronar Refit Hysenin me mbështetjen e  “ARKON-STUDIO” shpk me pronar Erjon Kërrin janë shpallur fitues me ofertën 115,228,738 lekë pa TVSH.

Komisioni i Agollit nuk i ka marrë në konsideratë ofertat më të ulëta dhe më ekonomike, duke i skualifikuar qysh në fillim.

Sipas dokumenteve të paraqitura në Agjencinë e Prokurimit Publik, bashkimi i operatorëve “BEAN” shpk dhe “J O G I” shpk kanë bërë ofertën më të ulët, me vlerën 108,045,232 lekë pa TVSH.

Po ashtu, koalicioni “C O L O M B O” shpk & “BRITANIA” shpk & “BAJRAMI N” shpk propozonte ta kryente këtë punë me 110,415,189 lekë pa tvsh.

Ndërsa BOE “MF INVEST GROUP” shpk & “MANE/S” shpk kishte ofertën me vlerë 104,856,012.70 lekë pa tvsh.

Edhe operatori ekonomik “AGI KONS” shpk ka ofertë më të ulët: 113,551,603.02 lekë pa tvsh.

Vazhdimësia e korrupsionit: Pa mbaruar një kontratë, gati tjetra

Më 11 nëntor 2024, Refit Hyseni dhe Erjon Kërri morën nga Dritan Agollin tenderin 7 miliardë lekë me objekt “Transformimi i infrastrukturës akomoduese në kampuset rajonale të arsimit profesional, në bashkinë Elbasan, Lushnje, Vlorë, Dibër, Shkodër, Kukës”.

Kontrata akoma nuk ka përfunduar pasi kohëzgjatja e këtij projekti është 14 muaj. Nëse komisioni do të zbatonte ligjin, duhet ta skualifikonte këtë bashkim operatorësh në tenderin e sapofituar, sepse kapacitetet e tyre janë të shpërndara në kantieret e një kontrate tjetër publike. Por fuqia e korrupsionit është më e fortë se sa ligji për prokurimet.

Drejtori i FSHZh, Dritan Agolli, është nën hetim nga SPAK, ndër të të tjera edhe për tenderat e projektit “100 fshatrat”. Dritan Agolli është paraqitur në SPAK në nëntor 2024. Ai është pyetur për një tender me vlerë 500 mijë dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”.

Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.

Po ashtu, Dritan Agolli është pronar i një kompanie e quajtur ‘Magnum Opus’ group me objekt studime në nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulencë, shërbime administrative etj.

Kompania rezulton që ka marrë para publike. Agolli ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompaninë që u ka dhënë tendera publik.

Ka një marrëdhënie që kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me të cilët i ka lidhur interesi.

Një vit pasi Agolli është emëruar në krye të FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe gati 1550 metra/katror, ndërsa Agolli ka deklaruar në institucionin kundër pastrimit të parave se ka shitur një apartament 360 mijë euro, ndërkohë që vlera e tij ka qenë gjysmë për gjysmë në kohën e blerjes.

Me këtë lëvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pronë të tij. Bëhet fjalë edhe për një shumë që do t’ia kalonte biznesit të djalit të tij, 400 mijë euro.

©️Copyright Gijotina.com

Tags: Dritan AgolliErjon KërriRefit HyseniTregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë
Previous Post

Birra mbeti stok gjatë sezonit turistik, bie me 11% prodhimi për shtator – nëntor

Next Post

Zbardhen të tjera biseda mes Ballukut dhe Berberit, zv, kryeministrja: Mund të bëhet “ushtar”, është shumë i izoluar

Next Post
Zbardhen të tjera biseda mes Ballukut dhe Berberit, zv, kryeministrja: Mund të bëhet “ushtar”, është shumë i izoluar

Zbardhen të tjera biseda mes Ballukut dhe Berberit, zv, kryeministrja: Mund të bëhet “ushtar”, është shumë i izoluar

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al