Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Transporti publik ende pa POS pas përfundimit të afatit, letër bankave për tarifat dhe kushtet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Transporti publik ende pa POS pas përfundimit të afatit, letër bankave për tarifat dhe kushtet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Përfundimi i afatit të vendosur për kryerjen e pagesës së biletës së autobusit me kartë bankare ka gjetur operatorët e transportit urban dhe ndërqytetas ende pa sistemet POS të nevojshme për realizimin e këtij procesi (31 Maji ishte afati i fundit për instalimin e pajisjeve).

Megjithëse afati i përcaktuar ka përfunduar drejtues të shoqatave të transportit pohojnë se operatorët ende nuk janë pajisur me terminalet elektronike që do t’u mundësonin qytetarëve të paguanin biletën edhe përmes kartave bankare. Për pasojë, pagesat te linjat e transportit publik vijojnë të kryhen vetëm me para në dorë.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Kostandin Foni, tha për Monitor se mosnisja e procesit lidhet me mungesën e sqarimeve nga institucionet përgjegjëse lidhur me kostot që sjell zbatimi i skemës së pagesave elektronike, si dhe me kushtet teknike që duhet të plotësohen për instalimin e pajisjeve POS në autobusa.

Sipas tij, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas më 29 Maj 2026 i është drejtuar me një kërkesë 13 bankave që operojnë në vend, duke kërkuar informacion të detajuar mbi kostot dhe kushtet financiare të implementimit të sistemit.

Në letrën drejtuar bankave, operatorët kanë kërkuar të informohen mbi tarifat e instalimit të pajisjeve, kostot e mirëmbajtjes, komisionet që do të aplikohen për çdo transaksion, si dhe mundësinë e ofrimit të tarifave preferenciale për sektorin e transportit publik.

“Pas marrjes së këtij informacioni, është e nevojshme që institucionet tatimore, ministritë përgjegjëse, operatorët e transportit publik dhe bankat të ulen në një tryezë të përbashkët për të sqaruar të gjitha kostot që lidhen me procesin. Është ende e paqartë se kujt do t’i kalojë kostoja e tarifës fikse prej 30 lekë e komisionit për çdo transaksion”, shprehet Foni.

Një nga çështjet kryesore që mbetet e paqartë, sipas  shoqatave të transportit, është se kujt do t’i faturohen komisionet dhe tarifat që lindin nga pagesat elektronike. Ata kërkojnë të dinë nëse kostot do të subvencionohen nga shtetit, do t’u ngarkohen kompanive të transportit apo do t’u transferohen pasagjerëve përmes tarifës së biletës.

Po ashtu, sektori kërkon sqarime edhe për kostot e lidhjes me internetin, të domosdoshme për funksionimin e terminaleve POS, si dhe për shpenzimet që lidhen me trajnimin e faturinove dhe personelit që do të përdorë sistemin e ri.

Operatorët argumentojnë se kalimi drejt pagesave elektronike është një proces që kërkon investime shtesë dhe se zbatimi i tij nuk mund të realizohet pa një ndarje të qartë të përgjegjësive financiare mes institucioneve, bankave dhe kompanive të transportit.

Në pritje të përgjigjeve nga sektori bankar dhe institucionet shtetërore, operatorët e transportit thonë se mbeten të paqartë mbi mënyrën e zbatimit të detyrimit për pagesat me kartë, pavarësisht se afati i përcaktuar ka përfunduar.

Për shkak të paqartësive për kostot e procesit, shoqatat e transportit kërkuan shtyrje të afatit për instalimin e sistemit POS.

Për kërkesës e operatorëve, Administrata Tatimore në një prononcim për Monitor sqaroi se nuk parashikohen shtyrje të afateve për vendosjen e pajisjeve POS në transportin publik, një detyrimi tashmë i përcaktuar në ligj, por theksuan se parashikohen penalitete të menjëhershme për subjektet dhe se operatorët duhet të nisin përgatitjet për zbatimin e procesit./ Monitor

Tags: letër bankavePOStransporti publik
Previous Post

“Nesër më shumë”, qytetarët njoftojnë tubimin e radhës kundër ndërtimeve në Zvërnec

Next Post

“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem

Next Post
“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem

“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al