Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trajtimi hormonal i personave transgjinorë, Këshilli Ndërfetar kërkon transparencë për udhëzuesin: Nevojitet debat i gjerë publik

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Trajtimi hormonal i personave transgjinorë, Këshilli Ndërfetar kërkon transparencë për udhëzuesin: Nevojitet debat i gjerë publik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar publikisht lidhur me miratimin e Udhëzuesit të Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale me Urdhrin nr. 304, datë 28 prill 2026. Përmes një deklarate zyrtare, Këshilli Ndërfetar shprehet se çështje të tilla, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar.

Sipas deklaratës, çdo protokoll ose ndërhyrje mjekësore me pasoja afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet në standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme ligjore dhe procedura transparente vendimmarrjeje, në përputhje me parimet kushtetuese dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të publikojnë bazën shkencore dhe mjekësore mbi të cilën është hartuar udhëzuesi, arsyetimin shkencor, mjekësor dhe etik që ka justifikuar miratimin e tij, bazën juridike mbi të cilën mbështetet vendimmarrja, si dhe kriteret që kanë çuar në përfshirjen e personave të mitur në këtë rregullim.

Në deklaratë ngrihen gjithashtu pikëpyetje mbi bazën ligjore që autorizon personelin mjekësor të aplikojë trajtime hormonale për personat transgjinorë, duke argumentuar se legjislacioni aktual shqiptar nuk parashikon një kuadër të posaçëm ligjor që rregullon në mënyrë të detajuar statusin juridik, kriteret klinike dhe procedurat për këtë kategori. Këshilli vlerëson se, për shkak të natyrës komplekse të trajtimeve hormonale dhe pasojave të mundshme afatgjata, është i domosdoshëm një debat i gjerë kombëtar me pjesëmarrjen e ekspertëve të mjekësisë, bioetikës, psikologjisë, së drejtës dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Në pjesën përmbyllëse të deklaratës, Këshilli Ndërfetar rithekson qëndrimin e komuniteteve fetare që përfaqëson, sipas të cilit identiteti njerëzor dhe dallimi ndërmjet burrit dhe gruas konsiderohen pjesë themelore e natyrës njerëzore. Për këtë arsye, institucioni shpreh rezerva dhe shqetësime ndaj ndërhyrjeve mjekësore që synojnë ndryshimin e karakteristikave biologjike gjinore, duke i konsideruar ato në kundërshtim me traditën fetare dhe vlerat mbi të cilat, sipas tij, është ndërtuar shoqëria. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thekson se misioni i tij mbetet mbrojtja e dinjitetit njerëzor, familjes, rendit moral dhe interesit publik, ndërsa u bën thirrje institucioneve për përgjegjësi, transparencë dhe respekt ndaj vlerave themelore shoqërore.DEKLARATË PUBLIKE

Mbi Udhëzuesin e Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje miratimin e Udhëzuesit të Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, të miratuar me Urdhrin nr. 304, datë 28.04.2026, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në respekt të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë, dhe të kompetencave të institucioneve publike në fushën e shëndetësisë, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerëson se çështje të kësaj natyre, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar.

Në funksion të mbrojtjes së interesit publik, Këshilli Ndërfetar konsideron se çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja potencialisht afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet mbi standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura transparente vendimmarrjeje, në përputhje me parimet kushtetuese të proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Për këtë arsye, Këshilli Ndërfetar kërkon që institucionet përgjegjëse të bëjnë publike:

– Bazën shkencore dhe mjekësore mbi të cilën është hartuar ky udhëzues;

– Arsyetimin shkencor, mjekësor dhe etik që justifikon miratimin me procedurë të përshpejtuar të këtij urdhri;

– Bazën juridike dhe kompetencat ligjore mbi të cilat mbështetet miratimi i tij;

– Arsyetimin dhe kriteret mbi të cilat është përfshirë edhe kategoria e personave të mitur në këtë rregullim.

Këshilli Ndërfetar vlerëson gjithashtu se kërkon sqarim publik edhe baza juridike mbi të cilën personeli mjekësor autorizohet të aplikojë trajtime hormonale për personat transgjinorë, duke qenë se legjislacioni shqiptar aktual nuk parashikon një kuadër të posaçëm ligjor që rregullon në mënyrë të detajuar statusin juridik, kriteret klinike, procedurat mjekësore dhe standardet e trajtimit për këtë kategori personash.

Duke pasur parasysh natyrën komplekse dhe pasojat afatgjata mjekësore, psikologjike dhe sociale të trajtimeve hormonale, Këshilli Ndërfetar vlerëson se është i nevojshëm një debat i gjerë kombëtar dhe konsultim multidisiplinar me ekspertë të mjekësisë, bioetikës, psikologjisë, të drejtës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim garantimin e transparencës, sigurisë juridike dhe besimit publik me përgjegjësi institucionale, gjuhë etike dhe respekt për dinjitetin e çdo personi.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë rithekson se, në përputhje me mësimet dhe traditat e Komuniteteve fetare që përfaqëson, identiteti njerëzor dhe dallimi ndërmjet burrit dhe gruas konsiderohen pjesë themelore e natyrës njerëzore të dhënë nga Zoti. Në këtë kuptim, shprehim rezervat dhe shqetësimin ndaj ndërhyrjeve mjekësore apo praktikave që synojnë ndryshimin artificial të karakteristikave gjinore biologjike, duke vlerësuar se procedura të tilla prekin konceptin natyror të personit njerëzor dhe të familjes, sipas traditës fetare dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë. Misioni ynë mbetet angazhimi për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, të familjes, të rendit moral dhe të interesit publik, duke bërë thirrje për përgjegjësi institucionale, transparencë dhe respekt ndaj vlerave themelore njerëzore e shoqërore.

Bordi i Presidencës KNFSH

Tags: komuniteti nderfetarTrajtim hormonaltransgjinor
Previous Post

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohen ndryshimet statutore dhe anëtarët e rinj të Këshillit

Next Post

“Furnizonte” Don Boskon dhe Laprakën me kokainë, si ra në grackën e policisë trafikanti. U kap mat duke…

Next Post
“Furnizonte” Don Boskon dhe Laprakën me kokainë, si ra në grackën e policisë trafikanti. U kap mat duke…

“Furnizonte” Don Boskon dhe Laprakën me kokainë, si ra në grackën e policisë trafikanti. U kap mat duke…

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al