Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

TikTok paralajmëron SHBA-në: Ndalimi i aplikacionit do të cenojë fjalën e lirë

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
TikTok paralajmëron SHBA-në: Ndalimi i aplikacionit do të cenojë fjalën e lirë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarë të platformës TikTok kanë paralajmëruar Shtetet e bashkuara se një ndalesë potenciale në përdorim të aplikacionit “do ta cenonte fjalën e lirë” të 170 milionë amerikanëve. Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka votuar të shtunën për të ndaluar TikTok-un, nëse pronarja e aplikacionit nuk shkëput lidhjet me Kinën.

Legjislacioni ka qenë pjesë e një pakete masive të politikave të jashtme amerikane, që ka përfshirë edhe ndihmën për Ukrainën.Dokumenti mund të shndërrohet në ligj javën që po vjen. Në muajt e fundit, zyrtarët amerikanë kanë ngritur alarmin për popullaritetin që gëzon TikTok-u te gjeneratat e reja.

Ata dyshojnë se kompania që zotëron TikTok-un, Bytedance, është e lidhur me Pekinin, ndonëse zyrtarë të saj i hedhin poshtë këto akuza.Zyrtarë të platformës kanë thënë se ByteDance “nuk është agjente e Kinës, dhe e asnjë shteti tjetër”, derisa vetë ByteDance insiston që nuk është kompani kineze, duke përmendur faktin që shumë kompani të mëdha për investime zotërojnë 60 për qind të aksioneve të saj.

Nëse projektligji miratohet edhe në shkallët pasuese, Byedance do të ketë nëntë muaj që t’i shesë aksionet – me mundësi të një shtyrjeje për tre muaj tjetër, nëse shitja është në proces e sipër – ose do të përballet me ndalesë. E themeluar më 2012 nga sipërmarrës kinezë, ByteDance e ka prekur suksesin e parë të madh me aplikacionin e videove të shkurtra Doyin në Kinë.

Një vit më vonë e ka lansuar TikTok-un, një version ndërkombëtar. Ky aplikacion ishte bllokuar në Kinë, mirëpo më pas është përdorur prej miliarda përdoruesve brenda pesë vjetëve. Ndonëse themeluesit zotërojnë vetëm 20 për qind të aksioneve të kompanisë ByteDance, ata janë kontrolluesit kryesorë të saj.

Rreth 60 për qind është në pronësi në investitorëve institucionalë, përfshirë kompanitë e mëdha amerikane sikurse General Atlantic, Susquehanna and Sequoia Capital. Tre prej pesë anëtarëve të bordit janë amerikanë. Mirëpo, rritja e pushtetit të Pekinit në kompanitë private në vjetët e fundit e shqetëson SHBA-në se sa ka kontroll Partia Komuniste e Kinës mbi ByteDance dhe të dhënat që posedon. Kina i ka hedhur poshtë këto shqetësime, duke i konsideruar paranojë amerikane. /REL

Previous Post

Vrasje, drogë e prostitucion/ Shqiptarët mbajnë vendin e parë në burgjet e Zvicrës

Next Post

Pesë shenjat e horoskopit që nuk mund të heqin dorë nga e kaluara

Next Post
Pesë shenjat e horoskopit që nuk mund të heqin dorë nga e kaluara

Pesë shenjat e horoskopit që nuk mund të heqin dorë nga e kaluara

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

November 1, 2026
Të rinjtë në rrugë kundër rritjes së çmimeve, trazira në disa qytete të Gjermanisë

Të rinjtë në rrugë kundër rritjes së çmimeve, trazira në disa qytete të Gjermanisë

November 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al