Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tentuan ti marrin shtëpinë, qytetarja zbulon kredinë false tek “Raiffeisen Bank”/ Fiton edhe dëmshpërblim!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tentuan ti marrin shtëpinë, qytetarja zbulon kredinë false tek “Raiffeisen Bank”/ Fiton edhe dëmshpërblim!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Denoncime të reja të mbërritura në redaksi  sugjerojnë se kreditë me dokumente të falsifikuara kanë qenë një praktikë e ndodhur shpesh në Raiffeisen Bank. Pas rasteve në Lezhë dhe Vlorë, të denoncuara më herët, episodi i ri lidhet me qytetaren nga Laci, me iniciale Xh.Xh.

Ajo është nga ato raste të rralla, kur jo vetëm ka nxjerrë bllof bankën për pranimin e dokumenteve false në një dosje kredie, por ka arritur të marrë edhe dëmshpërblim për dëmin që i është shkaktuar nga banka me ecejaket për ti marrë fillimisht paratë e më pas edhe banesën, për një kredi të marrë në fakt nga ish burri i saj.

Cfarë ka ndodhur konkretisht?

Qytetarja me iniciale Xh.Xh (dokumenti që disponojmë ka identitetin e plotë) është divorcuar nga bashkëshorti, me vendimin gjyqësor nr. 470, datë 15.12.2006 ku nga Gjykata është zgjidhur martesa ligjore ndërmjet saj dhe ish bashkëshortit.

Por një vit më vonë, në datën 29.07.2007 rezulton se ish burri, ka nënshkruar një kontratë kredie ndërmjet palës së paditur shoqëria Raiffaisen Bank sha në cilësinë e kredidhënësit dhe shtetasve R. O. (ish bashkëshorti i të dëmtuarës) në cilësinë e kredimmarrësit dhe vetë denoncueses Xh.Xh ( e njour edhe me mbiemrin O….) në cilësinë e bashkredimarrësit, për shumën prej 900.000 (nëntëqind mijë) lekë.

Tentuan ti marrin shtëpinë, qytetarja zbulon kredinë false tek

Faksimile e dokumentit

Pra një vit pasi bashkëshortët ishin ndarë me vendim gjykate, Raiffeisen Bank nënshkruan kontratë kredie me shtetasin R.O, ish burrin e shtetases Xh.XH duke futur edhe këtë të fundit në detyrimin e kredimarrëses dhe garantores së kredisë nëse ish bashkëshorti nuk paguante këstet.

Dhe kështu ka ndodhur. Tri vite më pas, me shkresën nr. 595, datë 14.09.2010 Raiffeisen Bank ka njoftuar shtetasen Xh.Xh mbi detyrimin e rrjedhur nga kjo kontratë.

Natyrshëm, qytetarja është shprehur se nuk ka dijeni për ekzistencën e kësaj kontrate pasi me vendimin gjyqësor nr. 470, datë 15.12.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor është zgjidhur martesa ligjore ndërmjet saj dhe ish bashkëshortit.

Por Raiffeisen Bank nuk është tërhequr dhe ka vijuar ekzekutimin e kësaj kontrate, duke detyruar qytetaren që të depozitojë kallzim penal në Prokurori.

Pas nisjes së hetimeve për falsifikim dokumentesh, me shkresën nr. 1829 prot, datë 01.03.2011 Raiffeisen Bank e ka njoftuar qytetaren se nuk kishte asnjë detyrim ndaj bankës duke i kërkuar ndjesë për shqetësimin.

Por ndryshe nga sa banka shkruante në këtë dokument, në datën 13.06.2012 qytetarja  është njoftuar për rifillimin e ekzekutimit të kontratës së kredisë.

Pra Raiffeisen Bank fillimisht me dokument i ka kërkuar falje gruas dhe i ka bërë me dije se ndaj tyre nuk kishte asnjë detyrim, por një vit më vonë, ka nisur sërish ti kërkojë paratë e kredisë së marrë nga osh bashkëshorti i cili kishte përdorur dokumente false për ta përfshirë ish gruan në kredimarrje në një dosje të pranuar nga Raiffeisen Bank.

Por e vërteta nis të dalë pasi prokuroria con cështjen në gjyq dhe me  vendimin gjyqësor nr. 34-3, datë 10.01.2012 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Lënë në fuqi me vendimin nr. 586, datë 01.06.2012 është vendosur deklarimi fajtor i të pandehurit R. O për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, citon lajmifundit.al. Procedimi penal ishte regjistruar bazuar në kallzimin penal të ish bashkshortes Xh. Xh (O) mbi falsitetin e kontratës së kredisë bankare datë 29.08.2007. Martesa ndërmjet bashkshortëve është zgjidhur me vendimin gjyqësor nr. 470, datë 15.12.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 1020, datë 12.09.2007.

Mbi bazën e kërkesës së qytetares së dëmtuar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 8155, datë 17.07.2014 në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ka vendosur:

“Pavlefshmërinë absolute e kontratës së kredisë bankare datë 29.08.2007 të lidhur ndërmjet Raiffaisen Bank sha dhe shtetasit R. O. dhe shtetases Xh. Xh., (O) vetëm për pjesën e paditëses. Detyrimin e palës së paditur Raiffaisen Bank sha të dëmshpërblejë shhtetasen Xh. Xh (O) për dëmin moral të shkaktuar në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. U shpall në Tiranë në datë 17.07.2014.”

Interesant është arësyetimi i vendimit të gjykatës, në lidhje me pavlefshmërinë e kontratës së kredisë për pjesën që lidhet me shtetasen Xh.Xh, ku theksohet se ky fakt është pranuar nga pala e paditur (Banka Raiffeisen) ndaj edhe nuk ka vend të analizohet.

Cështja ka vijuar më tej në shkallët e tjera të gjyqësorit ku kanë dalë detaje të tjera. Konkretisht, në kërkimin e dëmshpërblimit qytetarja thekson se për kredinë me dokumente false dhe kontratën që nuk e kishte nënshkruar asnjëherë, Banka Raiffeisen kishte vazhduar ekzekutimin e detyrimit deri në sekuestrimin e banesës!!!

/lajmifundit/

Tags: mashtrimRaiffeisenRaiffeisen Bank
Previous Post

Mandati i tij i parë, kush ishte deputeti i cili kreu vetëvrasje sot?

Next Post

Tenderi/ Policia shpenzon 270 mijë euro për biletat e personave të ekstraduar

Next Post
Tenderi/ Policia shpenzon 270 mijë euro për biletat e personave të ekstraduar

Tenderi/ Policia shpenzon 270 mijë euro për biletat e personave të ekstraduar

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Përshkallëzohen tensionet, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

October 19, 2026
Paketa e zezë e Ramës: Ata që kryejnë akte dhune nuk do lejohet të hyjnë në vendet e BE-së

Paketa e zezë e Ramës: Ata që kryejnë akte dhune nuk do lejohet të hyjnë në vendet e BE-së

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al