Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Komunën e Deçanit.
Nënë e bir u mbytën në pishinë, ndërsa gruaja po tentonte të shpëtonte të voglin e saj.
Lajmi u bë i ditur nga Bashkim Ramosaj, kryetar në këtë komunë në një postim në rrjetet sociale, ku shprehu edhe dhimbjen e thellë për humbjen e tyre.
“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë do t’i mungojë buzëqeshja dhe mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!”, shkroi ai.