Një situatë tensioni është regjistruar sot para selisë së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ku Gent Progni organizoi një protestë simbolike duke vendosur flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në kangjellat e institucionit.
Teksa Progni po vendoste flamujt, një civil ndërhyri duke e penguar dhe tentuar t’i hiqte ato.
Sipas informacioneve, personi në fjalë dyshohet të jetë i një kompanie private sigurie, edhe pse nuk mbante uniformë apo identifikim zyrtar.
Ai kundërshtoi publikisht vendosjen e flamujve, duke thënë se më herët edhe policia kishte ndërhyrë për të hequr një flamur të UÇK-së nga po i njëjti vend.
Ndërkaqë janë nxjerr në terren nje numër i konsiderueshëm policiash, të cilët nuk e kanë lejuar Prognin që ti vendos flamujt në kangjullat e institucionit.
Fill pas kësaj Progni i ka vendosur në pemët ngjitur me institucionin teksa shprehet se nuk po vendos flamur serb apo rus që të jetë ky reagim.