Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së targave. Fitues i procedurës së majme u shpall firma I.D.K, në pronësi të z. Barjam Dalipaj. Kjo firmë ka pësuar rritje në fitimet e lejeve dhe tenderëve në vitet e fundit, teksa ka pasur edhe dyshime se favorizohet nga mazhoranca.

Pronari i firmës (Barjam Dalipaj) është babai i Administratorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Blendian Dalipaj. A ka influencuar djali që babai të merrte tenderin me vlerë 6.5 milionë euro?!

Dyshimet janë të mëdha, pasi oferta e firmës I.D.K është plot 750 mijë euro më e lartë sesa oferta e firmës që ofroi më pak. Arsyetimi i skualifikimit të atyre që ofruan më pak është se firma sllovene nuk solli me vulë apostile se çfarë tenderësh kishte fituar në atë vend, megjithëse DPSHTRR-ja kishte informacionet e plota se tenderët ishin me 30 milionë euro.

Kjo procedurë është një nga rastet në flagrante të shpërdorimit të buxhetit të shtetit. Nga njëra anë trumbetohet me të madhe se “tenderi është ndërkombëtar” dhe nga ana tjetër pikërisht këta ndërkombëtare skualifikohen me arsye banale dhe mjaft burokratike. Letrat e bëra në zyrat e shtetit duket se janë të paracaktuara, te ata që kanë fituar më para dhe që kanë lidhje të forta me mazhorancën.

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit për targat nga DPSHTRR

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, në datën 29 gusht 2025, larg vëmendjes së opinionit publik dhe disa ditë para rifillimit të punës në administratë, drejtori i Transportit Rrugor Endri Haxhiu ka firmosur tenderin e majmë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “blerje targa prokat dhe shirita”, për një periudhë 3 vjeçare. Në dokumente janë edhe sasitë që kërkohen, ku kërkohen qindra mijëra targa për 36 muaj. Firma fituese, pasi të shpallej, kishte 90 ditë kohë që t’ia servirte DPSHTRR-së.

Oferta e firmës fituese, “I.D.K–KONSTRUKSION” ishte me një vlerë prej 648.429.000 lekë, ose mbi 6.5 milionë euro. Oferta më e ulët ishte e bashkimit të operatorëve “G.S.G” nga Shqipëria dhe “KIG” nga Sllovenia. Këto firma ofruan 574.473.810 lekë, ose rreth 750 mijë euro më pak sesa firma fituese.

Në tender mori pjesë edhe BOE “TSR” & “EHA Hoffman International” me vlerë 688 milionë lekë si dhe “GENERAL TRADING” me ofertë 702 miionë. Emrin e kishte edhe firma “ALGRAFIKA”, por ofroi 0 lekë.

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt

Faksimile: Oferta e firmës që ofroi më pak është se dokumentet u paraqiten pa vulë apostile

Në dokumentin e shpalljes së fituesit, Haxhiu dhe vartësit e tij shkruajnë se oferta e firmave “G.S.G” e “KIG”, u skualifikua për shkak se dokumenti i Ministrisë së Infrastrukturës së Sllovenisë nuk ka mbërritur sipas procedurave. Kjo ministri i ka lëshuar firmës një vërtetim se firma KIG ka fituar në atë vend dy tendera me vlerë 22 dhe 30 milionë euro. Por, për mjeshtrit e DPSHTRR-së, “vërtetimet nuk janë të legalizuara me vulë apostile”.

Firma këmbënguli që kjo drejtori ti verifikonte dhe, nëse shpalleshin fitues, do t’ia paraqiste me vulë apostile. Më tej, DPSHTRR-ja ka shkruar disa paragrafë se Shqipëria dhe Sllovenia kanë nënshkruar onventa dhe traktate për këto vula dhe si rrjedhojë dokumentet nuk u pranuan!

Firmat që ofruan më pak paraqitën edhe dokumente se kanë fituar tender edhe në Kosovë, por sërish nuk e plotësuan “kapacitetet teknike” të Drejtorisë së Transportit Rrugor në Shqipëri, pasi s’ishte dorëzuar një vërtetim i lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës. Në Kosovë firmat kanë fituar dy tender me vlerë 2.5 milionë euro.

Por, pavarësisht se firmat prodhojnë targa në Kosovë dhe në një vend të Bashkimit Europian, sërish për specialistët shqiptare nuk janë të mjaftueshme. Aq sa firmosin që tenderin t’ia japin familjes së një drejtori të rëndësishëm të mazhorancës. Të ketë qenë i paracaktuar?!

/Vox News/

Tags: arjam DalipajBarjam DalipaBlendian DalipajDrejtoria e Përgjithshme e Transportit RrugorI.D.KKryesore1OSSHtender
Previous Post

EMRAT e kabinetit të ri “Rama 4” – Lista që po qarkullon në rrjet

Next Post

Raportimet: Edi Ramës i refuzohet viza për në SHBA

Next Post
Raportimet: Edi Ramës i refuzohet viza për në SHBA

Raportimet: Edi Ramës i refuzohet viza për në SHBA

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al