Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tenderi 6.2 mln euro i sigurisë në burgje kthehet në mollë sherri në KPP, akuza për favorizim të AlbaScan dhe Advanced Business Solutions

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tenderi 6.2 mln euro i sigurisë në burgje kthehet në mollë sherri në KPP, akuza për favorizim të AlbaScan dhe Advanced Business Solutions
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tenderi me fond limit 6.2 milionë euro për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgje, i shpallur nga AKSHI në emër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, është shndërruar në një mollë sherri duke u konsideruar një ndër rastet më flagrante të dyshimeve për paracaktim të fituesit dhe manipulim të garës.

Pas anulimit dhe rishpalljes së procedurës, një prej operatorëve konkurues, një kompani e quajtur AESS në pronësi të Lefter Klemos, i është drejtuar sërish Komisionit të Prokurimit Publik, duke akuzuar se kriteret e tenderit janë formuluar me qëllim përjashtimin e çdo konkurrenti tjetër përveç një bashkimi konkret kompanish: Advanced Business Solutions e Gerond Meçes, AlbaScan e Elton Jorgjis, Real Com e Marjan Brrakës dhe CSP Sh.p.k e Klevis Xhagollit.

Në dokumentin zyrtar të ankesës, kompania ngre akuza serioze për mungesë transparence dhe konkurrencë të barabartë, shkruan skyweb.al.

Kompania thekson se kërkesa për certifikata specifike të lëshuara vetëm nga prodhuesit e skanerëve (Smiths Detection) dhe të sistemeve video (VMS) është në vetvete një kriter përjashtues, pasi në Shqipëri vetëm një kompani ka akses real në këto certifikime.

Po ashtu, autoriteti kontraktor nuk ka ofruar asnjë të dhënë teknike për sistemet ekzistuese, duke pamundësuar përgatitjen e ofertave realiste.

Një tjetër element që shton dyshimet është mospërdorimi i ndarjes në lote. Skanerët, kamerat, sistemi i telefonisë dhe pajisje të tjera janë përfshirë në një kontratë të vetme, çka sipas ankimuesit është një mënyrë për të izoluar konkurrencën dhe për të garantuar që tenderi të merret nga një bashkim operatorësh që kontrollon të gjitha segmentet e sistemit.

Ngjarjet e fundit në sistemin penitenciar i japin kësaj procedure një kontekst edhe më alarmues. Në dhjetor të vitit 2023, në burgun e Peqinit ndodhi një ndër vrasjet më të rënda brenda sistemit penitenciar shqiptar.

I dënuari përjetë Sokol Mjacaj arriti të fuste armë në qeli dhe qëlloi për vdekje një të burgosur e plagosi një tjetër. Kamera jashtë funksionit, skanerët të çaktivizuar, dhe kontrolli thuajse inekzistent, këto ishin disa nga konstatimet e para pas ngjarjes.

Menaxhimi i sigurisë në atë kohë i ishte besuar kompanisë AlbaScan, një nga operatorët që pretendohet se është i përfshirë në bashkimin që parashikohet të fitojë edhe tenderin e ri.

Vetëm disa javë më pas, një tjetër incident, tentativë arratisjeje nga burgu i Fierit, vuri sërish në pikëpyetje sistemin e kontrollit dhe besueshmërinë e kontratave të sigurisë. Mjetet e futura në qeli, kamera të paoperueshme dhe asnjë alarm funksional, janë skenat që po përsëriten, ndërkohë që kontratat miliona euro vijojnë të jepen të njëjtëve emra.

Në shkurt 2024, drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Admir Braja dha dorëheqjen pas këtyre skandaleve, për t’u zëvendësuar nga Klevis Qose.

Por ndërsa drejtuesit ndryshojnë, kontratat mbeten. Dhe tani, me tenderin e ri në prag të përfundimit, të njëjtët operatorë që ishin në qendër të vëmendjes për skandale sigurie, janë sërish më afër se kurrë për të marrë miliona euro fonde publike. /skyweb.al 

Tags: Advanced Business SolutionsAlbaScanCSP Sh.p.kElton JorgjisGerond MeçeKlevis XhagolliMarjan BrrakaReal Comtender
Previous Post

Biznesmeni trafikant droge me hotel në qendër të Gjirokastrës

Next Post

Lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Next Post
Lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al