Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tenderat në Shëndetësi/ PD kërkon hetim nga SPAK: AKSHI miliona euro të njëjtës kompani me procedura të mbyllura dhe pa transparencë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tenderi 3.6 milionë euro për faqet e qeverisë, AKSHI do të shpallë fituesin pa garë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike (PD), Genta Vangjeli, ka denoncuar publikisht Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke e akuzuar për shpenzime të dyshimta me vlera miliona euro në kurriz të shëndetësisë, e cila, sipas PD, ndodhet në gjendje të mjerueshme.

Denoncimi përqendrohet në mënyrën e kontraktimit, ku AKSHI ka shpenzuar 7 milionë euro me TVSH gjatë periudhës 2018-2025 vetëm për mirëmbajtjen e sistemit të informacionit shëndetësor, duke përdorur vazhdimisht procedura tenderuese të mbyllura dhe pa transparencë.

PD thekson se janë lidhur gjithsej 11 kontrata me të njëjtin operator ekonomik, duke krijuar një monopol dhe duke shkelur rëndë Ligjin e Prokurimeve Publike. Këto kontrata janë dhënë përmes negocimit pa shpallje të njoftimit të kontratës, një procedurë e lejuar vetëm në raste specifike.

  • QSUT: Për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë lidhur 4 kontrata mirëmbajtjeje me vlerë totale 4.3 milionë euro (në vitet 2018, 2020, 2022, 2025). Gjatë kësaj periudhe, vlera e kontratave është rritur në mënyrë drastike, duke shkuar nga 800 mijë euro në vitin 2018 në 1.6 milionë euro në vitin 2025.
  • Spitali i Traumës: Për Spitalin Universitar të Traumës janë lidhur 4 kontrata me vlerë totale 1.8 milionë euro (në vitet 2019, 2021, 2023, 2025). Vlera është pothuaj trefishuar, duke kaluar nga 300 mijë euro në 2019 në 888 mijë euro në vitin 2025.
  • Spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Edhe për këtë spital janë lidhur 3 kontrata me vlerë totale 517 mijë euro (në vitet 2019, 2022, 2024).

Duke pasur parasysh rritjen e vlerave të kontratave edhe pse objekti i shërbimit mbetet i njëjtë (p.sh., kostoja e mirëmbajtjes së sistemit të QSUNT shkon në 81 mijë euro në muaj me kontratën e fundit), Partia Demokratike i kërkon SPAK të nisë menjëherë hetimet dhe të japë përgjigje për këto pyetje:

  1. A ka respektuar AKSHI nenin 47 të Ligjit për Prokurimet Publike, duke përdorur vazhdimisht kontrata me negocim pa shpallje?
  2. Pse janë rritur fondet limit dhe vlerat e kontratave nga viti në vit, ndërkohë që objekti i shërbimit mbetet i njëjtë?
  3. Pse për 11 kontrata është përzgjedhur vetëm një operator ekonomik, duke eliminuar konkurrencën?
  4. A është reale kostoja e këtij shërbimi që, të paktën për QSUNT, shkon në 81 mijë euro në muaj për mirëmbajtjen e sistemit?

Genta Vangjeli bëri thirrje që paratë e qytetarëve shqiptarë të shkojnë për përmirësimin e shërbimit shëndetësor dhe për furnizimin me medikamente në Onkologjik e Pediatri, dhe jo për kontrata të dyshimta që mbushin xhepat e klientëve të pushtetit.

Tags: AKSHI
Previous Post

Histori tronditëse që ngre alarmin për mbrojtjen e të miturve…

Next Post

Studimi në mbi 8 mln njerëz/ Mjeku: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid

Next Post
Studimi në mbi 8 mln njerëz/ Mjeku: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid

Studimi në mbi 8 mln njerëz/ Mjeku: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta më e shtrenjtë në rajon, shqiptarët paguan 80 milionë euro më shumë – qeveria nuk mori masa lehtësuese

Nafta më e shtrenjtë në rajon, shqiptarët paguan 80 milionë euro më shumë – qeveria nuk mori masa lehtësuese

September 2, 2026
OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

September 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al