Sunday, June 15, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi

Editor by Editor
June 12, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një Boeing 787-8 Dreamliner me destinacion Britaninë e Madhe u rrëzua mëngjesin e sotëm në Ahmedabad të Indisë duke shkaktuar një ndër tragjeditë më të mëdha ajrore të viteve të fundit si edhe rastin e parë kur një tip i tillë avioni përfshihet në ngjarje të tilla.

Avioni ra vetëm pak metra pasi ishte ngritur nga pista e aeroportit, të cilën e kishte përshkuar të gjithë gjatë marrjes së shpejtësisë dhe ngjitjes për shkak të peshës së madhe dhe përmasave të tij.

Autoritetet indiane dhe ndërkombëtare nuk kanë dhënë ende një version zyrtar mbi shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet vijojnë në terren nga specialistët e sigurisë ajrore. Pavarësisht kësaj, ekspertë të ndryshëm të aviacionit civil janë duke diskutuar në platforma të specializuara mbi shkaqet e mundshme të kësaj tragjedie nisur nga ajo që kanë parë nga një video që tregon sekondat e fundit në ajër të këtij avioni duke listuar disa shkaqe të mundshme, të cilët Skyweb.al i sjell si më poshtë:

1-Temperatura e lartë, 39 gradë Celsius

Në momentin e ngritjes, temperatura e ajrit në Ahmedabad ishte 39°C. Temperatura e ajrit është një faktor që ndikon ndjeshëm në performancën e avionëve gjatë ngjitjeve dhe pilotët e marrin shumë në konsideratë kur bëjnë përllogaritjet për gjatësinë e pistës që do të përdorin gjatë marrjes së shpejtësisë dhe ngjitjes.

Në kushtet e temperaturave të larta, ajri bëhet më i rrallë, gjë që zvogëlon fuqinë mbajtëse të krahëve dhe rrit distancën e nevojshme të avionëve për t’u ngritur në ajër.

Temperaturat ekstreme konsiderohen gjithmonë një sfidë për operimin e sigurt, veçanërisht për avionët që janë “full” me pasagjerë dhe që bëjnë linja të gjata, gjë që kërkon furnizimin me më shumë karburant.

  1. Zgjeruesit e krahëve të pahapur?

Një tjetër version lidhet me zgjeruesit e krahëve të avionit (flaps), të cilët gjatë një ngjitjeje duhet të jenë të hapur në një kënd 5 deri 15 gradë, në varësi të peshës së avionit dhe kushteve atmosferike, ndërkohë që nga videoja duket se nuk kanë qenë të hapur fare. Një kombinim mes temperaturës së lartë të ajrit, peshës së madhe të avionit dhe zgjeruesve të krahëve të hapahur gjatë ngjitjes çon në 100% të rasteve të një tragjedi.

Në rastin konkret, ka dyshime se këto pjesë ndihmëse nuk ishin hapur fare ose nuk ishin vendosur në pozicionin e duhur, çka mund të ketë ndikuar në paaftësinë e avionit për të fituar lartësinë e nevojshme, gjë që çon në mundësinë e një gabimi njerëzor, raporton Skyweb.al.

Me gri te celur, zgjeruesit e kraheve te cilet hapen gjate ngjitjes dhe zbritjes se avionit sipas konfigurimeve perkatese per cdo procedure
Me gri te celur, zgjeruesit e kraheve te cilet hapen gjate ngjitjes dhe zbritjes se avionit sipas konfigurimeve perkatese per cdo procedure

3-Rrotat ende të hapura

Të dhënat paraprake tregojnë se rrotat e avionit nuk ishin tërhequr ende, çka tregon se rrëzimi ndodhi menjëherë pas ngritjes, përpara se avioni të kalonte në një fazë të qëndrueshme të fluturimit. Kjo sugjeron një dështim të menjëhershëm në fazën më kritike të ngritjes. Mbajtja e rrotave të nxjerra gjatë fluturimit rritje tërheqjen duke ulur ndjeshëm performancën e avionit. Madje, në shpejtësi të mëdha hapja e rrotave mund të sjellë edhe dëme strukturore.

4-Sasi e madhe karburanti 

Një tjetër element kritik që po merret në konsideratë nga ekspertët është sasia e madhe e karburantit që avioni kishte në bord në momentin e ngritjes. Duke qenë se fluturimi ishte ndërkontinental dhe me një avion të mbushur plot me pasagjerë, llogaritet që Boeing 787-8 të kishte rreth 50 ton karburant, sasi që i korrespondon nevojave për një fluturim prej më shumë se 9 orësh.

Përveç ndikimit në performancë – pasi pesha totale e avionit rritet ndjeshëm kur është i mbushur plot me karburant, ai përbën edhe një rrezik shtesë në rast përplasjeje, duke shpjeguar shpërthimin dhe shtëllungën e madhe të zjarrit që u pa në vendngjarje menjëherë pas rrëzimit.

Kjo peshë shtesë, në kombinim me temperaturat ekstreme dhe dyshimet për konfigurim të gabuar të pajisjeve ndihmëse të ngritjes, mund të ketë vështirësuar ndjeshëm aftësinë e avionit për të fluturuar në mënyrë të qëndrueshme që në sekondat e para të fluturimit.

Boeing 787-8, një avion me rekorde të larta sigurie

Boeing 787-8 është ndër avionët më të rinj dhe më të avancuar në flotën globale, me rekorde të shkëlqyera sigurie. Deri më tani, nuk është regjistruar asnjë aksident fatal i kësaj natyre me këtë model, duke e renditur atë si një nga avionët më të besueshëm për fluturime të gjata.

Pavarësisht komenteve të ekspertëve, deri tani nuk ka një qëndrim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e aksidentit. Hetuesit presin të analizojnë të dhënat e regjistruesve të fluturimit (“kutitë e zeza”) për të rindërtuar moment pas momenti se çfarë ndodhi në ato sekonda fatale.

Në mungesë të një raporti zyrtar, çdo supozim mbetet i tillë – një skenar teknik i mundshëm, që duhet vërtetuar me prova dhe ekspertizë zyrtare. /skyweb.al

Previous Post

Rrëzimi tragjik i avionit me rreth 250 pasagjerë në Indi, reagon Begaj: Jam thellë i trishtuar!

Next Post

Itali/ Prokuroria vendos nën hetim 5 persona mes tyre Guvernatorin e Kalabrias dhe ortakun e tij me kompani në Shqipëri

Next Post
Itali/ Prokuroria vendos nën hetim 5 persona mes tyre Guvernatorin e Kalabrias dhe ortakun e tij me kompani në Shqipëri

Itali/ Prokuroria vendos nën hetim 5 persona mes tyre Guvernatorin e Kalabrias dhe ortakun e tij me kompani në Shqipëri

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Hijet e një skandali/ Zbulohet kush është Ëngjëll Agalliu, 40-vjeçari që pa asnjë eksperiencë mori licensë për park fotovoltaik

Hijet e një skandali/ Zbulohet kush është Ëngjëll Agalliu, 40-vjeçari që pa asnjë eksperiencë mori licensë për park fotovoltaik

June 9, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Itali/ Gruaja shqiptare vritet nga ish-burri në mes të rrugës

Itali/ Gruaja shqiptare vritet nga ish-burri në mes të rrugës

June 14, 2025
Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

June 14, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al