Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Shendet

Temperatura e lartë te fëmijët, mjekja pediatre: Dushi nuk ndihmon! Ja si duhet të veproni

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Shendet
0
Temperatura e lartë te fëmijët, mjekja pediatre: Dushi nuk ndihmon! Ja si duhet të veproni
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë stinës së virozave dhe gripit, shumë prindër përballen me rritjen e temperaturës te fëmijët e vegjël.

Sipas pediatres Zerina Sheme, temperatura është një reagim mbrojtës i organizmit ndaj infeksioneve dhe nuk duhet parë menjëherë si diçka alarmante. Megjithatë, ajo duhet monitoruar me kujdes.

Në një intervistë në emisionin “Dita jonë” në A2 CNN, ajo shpjegon se kompresat, ajrosja e ambientit dhe veshja e lehtë ndihmojnë në uljen e temperaturës, ndërsa dushi nuk rekomandohet.

“Kompresat lejohet të vihen në duar, në këmbë dhe në ballë kryesisht. Mund t’i bëjë banjë të pjesshme, por kjo varet nga reagimi i fëmijës. Në përgjithësi dhënia e lëngjeve dhe kompresat e qetësojnë deri diku temperaturën. Edhe veshja, duhet t’i heqim një veshje ose në qoftë se e kemi me dy batanije i heqim një batanije”, shpjegoi ajo.

“Aty ku është kondicioneri gjithë ditën ndezur ajri thahet. Nxirreni fëmijën në një ambient më të freskët dhe të ajrosur mirë. Jo aty ku ka avuj të gjellës, as tym duhani, por në një dhomë të ajrosur mirë. Gjatë temperaturës së lartë, 39, ka episode edhe të pakëndshme. Kjo është individuale. Disa fëmijë reagojnë shumë nga ndryshimi i temperaturës dhe mundet të shkaktojmë të dridhura. I ftohen duart, këmbët. Pra për mendimin tim nuk është ajo mënyra më e mirë për t’i ulur temperaturën, por banjat e pjesshme dhe kompresat e pjesshme. Dhënia e lëngjeve sigurisht është e para e rëndësishme”.

 

Pediatrja shtoi se prindërit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave si letargjia, mungesa e urinimit për disa orë apo shfaqja e konvulsioneve, raste kur kërkohet ndërhyrje mjekësore e menjëhershme. Kujdesi dhe konsultimi me mjekun e familjes mbeten hapi më i sigurt për shëndetin e fëmijës.

Antibiotikët nuk duhen përdorur në rastet e virozave, pasi këto zakonisht menaxhohen me antipiretikë si paracetamoli dhe me dhënie të bollshme lëngjesh për të shmangur dehidratimin. Ushqimi duhet të jetë i lehtë, kryesisht supa me perime, ndërsa ushqimet me proteina këshillohet të kufizohen gjatë temperaturës së lartë.

Previous Post

Sulmet e Ramës për gjyqësorin/ Reagon Shoqata e Prokurorëve: Respektoni pavarësinë e drejtësisë

Next Post

Arrestimi i Arta Dollanit, Etleva Merko: Meritokracia zëvendësohet me garë të paracaktuar

Next Post
Arrestimi i Arta Dollanit, Etleva Merko: Meritokracia zëvendësohet me garë të paracaktuar

Arrestimi i Arta Dollanit, Etleva Merko: Meritokracia zëvendësohet me garë të paracaktuar

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Merret me dhunë nga policia gjimnazisti në Burrel, thyhet dera e makinës së policisë

Merret me dhunë nga policia gjimnazisti në Burrel, thyhet dera e makinës së policisë

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e efektivit të përfshirë nga flakët kërcënon studentët: Do t’ia shuaj gjithë familjen atij që e bëri

Bashkëshortja e efektivit të përfshirë nga flakët kërcënon studentët: Do t’ia shuaj gjithë familjen atij që e bëri

October 17, 2026
Situata në Shqipëri, senatori amerikan thirrje qeverisë: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve

Situata në Shqipëri, senatori amerikan thirrje qeverisë: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve

October 17, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al