Të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Rrugën e Elbasanit kanë lënë të plagosur rëndë një 52-vjeçar.
E.R., ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Nuk dihet ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.
“Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim”, thuhet në njoftim.