Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të gjithë po ikin! Mungojnë mbi 2000 mësues në gjithë vendin, situatë më e vështirë në veri

Editor by Editor
February 12, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Të gjithë po ikin! Mungojnë mbi 2000 mësues në gjithë vendin, situatë më e vështirë në veri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, jo të gjithë nxënësit zhvillojnë mësim sipas programit të caktuar mësimor, për shkak të mungesave të mësuesve.

Një hulumtim i kryer nga TCH nxjerr në pah se në institucionet arsimore parauniversitare ka më shumë se 2 mijë vende të lira për mësues. “Në fillim të shkollës mungoi mësuesi i anglishtes, dy javë nuk bëmë mësim”-shprehet një nxënës.

Përveç shkollave të Divjakës, në 51 zyrat e tjera vendore arsimore të 4 Drejtorive rajonale Durrës, Lezhë, Fier, Korçë, stafi mësimor nuk është i plotë edhe pse ka kaluar gati gjysma e vitit shkollor.

Kërkohen egzaktësisht 2.088 arsimtarë, disa prej tyre me kontratë të përhershme e disa me kontratë të përkohshme për të zëvendësuar mësuesit me leje lindje apo me raporte administrave e mjekësore. Nevoja më e madhe për mësues ndihet në veri të Shqipërisë, ku duket se emigracioni ka krijuar boshllëk te njohuritë e nxënësve. Institucionet arsimore në Dibër kanë 210 vende bosh për mësues, e thuajse në të njëjtën valë është edhe Kukësi me mungesën e 173 mësuesve. Cikli më i prekur në këto dy zona është arsimi fillor, por shkollat kanë problematikë edhe për punësimin e mësuesve të gjuhës angleze, të lëndës së matematikës apo edhe të informatikës.

Edhe shkollat e Tiranës vuajnë për 202 mësues, mungesa më e theksuar rezulton të jetë në zonat rurale; gjysma e kërkesës vihet re se është për mësuesit e arsimit special, pra ndihmësit për nxënësit me aftësi të kufizuara. Efekt

Godinat arsimore në Durrës kanë 122 mësues më pak seç është nevoja. Në drejtorinë e Korçës, kërkesa më e lartë është për shkollat e Skraparit; ndërsa Cërriku ka mungesë vetëm 5 mësues. Edhe zyra arsimore e Fierit kërkon mësues kryesisht të muzikës në shkollën artistike.

Nga kërkimi i TCH bie në se vetëm edukata qytetare është e plotësuar 100% me mësues. Ministria e arsimit po piloton për herë të parë këtë vit shkollor mësuesit në dispozicion që duhet të jenë të gatshëm për zëvendësimin e mungesave kudo që janë, mirëpo nxënësit nuk e kanë ndjerë këtë ndryshim.

“Nëse mungon dalim një orë më parë”-shprehen nxënësit.

Tags: braktisjashkollat
Previous Post

E tmerrshme! E mbanin vajzën 6 vjeçe lidhur dhe i jepnin ushqim qeni, arrestohen prindërit

Next Post

Ky rrethrrotullim po çmend shoferët! Kushtoi 20 mln paund, por po i ngatërron të gjithë

Next Post
Ky rrethrrotullim po çmend shoferët! Kushtoi 20 mln paund, por po i ngatërron të gjithë

Ky rrethrrotullim po çmend shoferët! Kushtoi 20 mln paund, por po i ngatërron të gjithë

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al