Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Të dhënat e TIMS në duart e Mërtirit”, Këlliçi thirrje kreut të SPAK: Hetoni skandalin që cenon sigurinë kombëtare!

Editor by Editor
January 13, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Të dhënat e TIMS në duart e Mërtirit”, Këlliçi thirrje kreut të SPAK: Hetoni skandalin që cenon sigurinë kombëtare!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, në një dalje për mediat deklaroi se të dhënat e sistemit TIMS janë në duart e biznesmenit në kërkim, Mirel Mërtiri.

Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi i bëri thirrje kreut të SPAK që të hetojë atë që ai e quan skandal i sigurisë kombëtare dhe prokurorin që po heton Bashkinë e Tiranës.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetare,

Jemi sot sërish para jush për t’ju rikthyer në vëmendje faktin se tashmë prej disa muajsh, hetimet për dosjen e Inceneratorit të Tiranës, vijojnë të mbeten pezull dhe pa autorin real i cili quhet Erion Veliaj. Nga kjo foltore ju kemi vënë në dijeni për prova dhe fakte që Erion Veliaj është pronari real i Inceneratorit të Tiranës dhe menaxher të kësaj ndërmarrje korruptive, ai ka vendosur Mirel Mertirin dhe Klodian Zoton.

Gjatë intervistës së dhënë për SYRI TV muajin e shkuar, Mirel Mertiri bëri publik kallëzimin  që kishte depozituar pranë SPAK, ndaj prokurorit Klodian Braho. Bashkëlidhur me kallëzimin, Mirel Mertiri kishte vendosur disa dokumente, ku më i rëndësishmi prej tyre, ishin të dhënat e sistemit TIMS, për këtë prokuror.

Vetëm ky fakt, do duhej të kishte tronditur institucionet e shtetit shqiptar, se si është e mundur që një i kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia shqiptare, për vjedhjen e qindra miliona eurove nga buxheti i shtetit, kishte në posedim të dhëna sensitive për një prokuror të SPAK.

Të mos harrojmë se në muajin Gusht, të vitit 2023, është bërë publik fakti se sistemi TIMS është vjedhur, pikërisht në momentin që Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, emëroi patronazhistët e tij në krye të strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pyetja që lind natyrshëm është se kush është personi që i ka dhënë shtetasit në kërkim ndërkombëtar, Mirel Mërtiri, të dhënat e sistemit TIMS.

Ja ka dhënë vetë Taulant Balla apo shefi i tij në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj? Partia Demokratike e Shqipërisë, vërtetë ka kritikuar dhe do vijojë të kërkojë çdo ditë hetime të plota, të pa anshme dhe efikase nga organi i akuzës, por kurrsesi nuk mund të pranojë shantazhet dhe presionet që i bëhen nga ky shtet i kriminalizuar dhe korruptuar në çdo qelizë, prokurorëve të cilët kanë në hetim dosjet që lidhen me skandalet e institucionit më të korruptuar sot në Shqipëri, Bashkisë Tiranë.

Kujtojmë këtu se është pikërisht ky prokuror, i cili ka në hetim dosjen famoze 5D, të drejtorëve të korruptuar të bashkisë, me në krye Mariglen Qaton, i cili pritet të jetë shumë shpejt kurbani i rradhës, njëlloj si Taulant Tusha, për të shpëtuar lëkurën e Erion Veliajt. I bëjmë thirrje drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, që në kushtet kur opozitës i është bllokuar mundësia nga Edi Rama, për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin për vjedhjen e sistemit TIMS, të nisë menjëherë hetimet kryesisht për këtë mega skandal, duke çuar përpara drejtesisë këdo individ, që ka cënuar jo vetëm prokurorët apo qytetarët e zakonshëm, por mbi të gjitha ata individë apo zyrtarë, që kanë cenuar sigurinë tonë kombëtare dhe partneritetin tonë me aleatët strategjike.

Ndërkohë rikujtojmë qytetarët shqiptarë, se edhe këtë javë kemi depozituar fakte e prova të reja pranë SPAK, kemi depozituar dokumente shtetërore me firmën e zyrtarëve qeveritarë, të cilat faktojnë në mënyrë të pamohueshme rolin kryesor të Bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt, në aferën korruptive të shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Previous Post

EMRAT/ Shpërndanin kokainë në Korfuz, shkatërrohet grupi shqiptar, mes tyre i kërkuari nga Interpoli

Next Post

FSK-ja me hapa konkretë, si po zbatohet plani për transformimin e ushtrisë së Kosovës

Next Post
FSK-ja me hapa konkretë, si po zbatohet plani për transformimin e ushtrisë së Kosovës

FSK-ja me hapa konkretë, si po zbatohet plani për transformimin e ushtrisë së Kosovës

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al