Në një takim të zhvilluar në Laprakë, kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, Taulanda Jupi, së bashku me kryetarin e KEA-së, Lulzim Basha, dhe kryetarin e degës së Njësisë 11, z. Neritan Vladi, u pritën nga dhjetëra qytetarë që kërkojnë një alternativë të re.
Takimi solli në qendër shqetësimet reale të komunitetit: të rinj që kërkojnë mundësi, prindër që duan siguri dhe sipërmarrës që kërkojnë më pak barriera. “Kur qytetarët ngrihen për ndryshim, asgjë nuk i ndal,” u shpreh Jupi, duke theksuar se KEA është forca që përfaqëson vlerat, seriozitetin dhe një plan konkret për të ardhmen.
Koalicioni Euroatlantik garon me numrin 4️⃣ në zgjedhjet e 11 majit.