Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Talenti i Shpresave: Refuzova Kroacinë për Shqipërinë

Editor by Editor
March 19, 2024
in Sport
0
Talenti i Shpresave: Refuzova Kroacinë për Shqipërinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Feta Fetai, futbollisti i talentuar me origjinë nga Shkupi shihet si një nga lojtarët më premtues në Kroaci.

18-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit ofensiv më parë ka qenë pjesë e ekipit të moshave të Maqedonisë së Veriut, paraqitje me të cilët ra në sy të Lokomotivës së Zagrebit, duke bërë që kroatët ta transferonin në ekip.

Ai po shkëlqen me skuadrën e Lokomotivës në Kroaci, paraqitje të cilat kanë tërhequr edhe vëmendjen e Alban Bushit.

Trajneri i Shqipërisë U-21 i dërgoi ftesë shqiptarit, duke e ftuar në Kombëtare për ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Euro 2025, ku kuqezinjtë do të përballen me Zvicrën dhe Finlandën.

Së fundmi në një intervistë të dhënë për “ABC News”, i ashtuquajtur si “Modriç” shqiptar, Fetai ka folur për emocionet e tij tani që për herë të parë do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare.

“Është kënaqësia më e madhe të luash për Kombëtaren e Shqipërisë dhe padyshim kënaqësia më e madhe e çdo shqiptari. Ftesë kam patur edhe nga Maqedonia e Veriut U21, interesim ka shfaqur edhe Kroacia, por në fund zgjodha të luaja për Shqipërinë”, është shprehur fillimisht talenti shqiptar.

Mediat kroate dhe vetë Bushi e kanë cilësuar “Modric i ri”.

“Pozicioni im ngjason me atë të Modric, por në fund të fundit, ai është një ‘tjetër klasë’, por jam i mendimit se me punë gjithçka mund të arrihet, nëse ke dëshirë mund të arrish shumë më lart. Deri tani i ngjasoj, pasi pikë të fortë kam pasimin, vizionin e lojës dhe vrapimin”.

Si po i shkon aventura në Ligën e Parë të Kroacisë?

“Gjithçka po shkon shumë mirë. Prej 8 muajsh po luaj në Kroaci. Ka shumë shqiptarë, që më kanë ndihmuar. Një prej tyre është edhe shoku i Kombëtares, Jon Mersinaj. Jam i kënaqur si po shkon dhe shpresoj të shkojë edhe më mirë”.

Fetai bën një parashikim edhe për kombëtaren në Euro 2024.

“Besoj se është një ekip i mirë. Janë lojtarë me emër dhe besoj se do të ketë rezultate të mira dhe shpresoj, që pse jo të kalojnë në fazën me eleminim direkt”.

Previous Post

Babai i Bejtjes tregon si i vranë të birin: Hynë në serë…

Next Post

A ka ndërruar jetë Mbreti Charles III?

Next Post
A ka ndërruar jetë Mbreti Charles III?

A ka ndërruar jetë Mbreti Charles III?

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al